Alex Sandro në radarët e Manchester United. Mbrojtësi i Juventusit është vënë në majën e kërkesave të trajnerit të anglezëve, Jose Mourinho dhe javën e ardhshme priten zhvillime të reja rreth yllin brazilian.

Sipas mediave britanike, "djajtë e kuq" janë të gatshëm të paguajnë rreth 50 milionë paund për shërbimet e Sandro që është një nga emrat më të lakuar në tregun e transferimeve të verës.

Dritarja e transferimit në Premier League hapet këtë të enjte, por United nuk pritet të nisë një ofertë për Sandro deri pas përfundimit të finales së "FA Cup" përballë Chelsea.

Sandro është lënë jashtë skuadrës së Brazilit për Botërorin e ardhshëm, duke bërë që transferimi të ndodh në ditët e ardhshme.

Mbrojtësi i linjës së majtë ka luajtur 38 ndeshje për bardhezijtë këtë sezon, duke i ndihmuar ata të sigurojnë titullin e shtatë të Serie A.

Për shërbimet e 27 vjeçarit interes kishte shfaqur dhe Chelsea që ofroi 60 milionë paund për të nënshkruar me Sandro verën e kaluar.

/Ora News.tv/