Juventus “hap” thesin, gati oferta për yllin portugez

Juventus “hap” thesin, gati oferta për yllin portugez

Juventusi po përgatitet të bëjë një merkato të madhe.

Sipas sajtit spanjoll “AS”, bardhezinjtë  do t i paraqesin një ofertë Benfikës, për yllin e tyre Joao Felix.

Drejtori sportiv i “zonjës” së vjetër, Fabio Paratici ka programuar një takim me menaxherin e lojtarit, Jorge Mendes për të diskutuar, për të ardhmen e mesfushorit.

Benfika e vlerëson 19 vjeçarin rreth 120 milionë euro. Një shifër e lartë duke marrë parasysh moshën e re. Paraqitjet e tij këtë sezon kanë “zgjuar” interesin e skuadrave më të mëdha të Europës.

Një shitje e mundshme e Paulo Dybalës tek Bayern Munich, do t i hapte rrugë drejtuesve të Juventusit për të investuar tek Felix.

EMISIONET