Juventus "mëson" portën e Liverpool. Pasi trokiti për Mohamed Salah, Juventus është e gatshme të shfaqet sërish në derën e “The Reds”, por këtë herë me një tjetër objektiv.

Sipas mediave italiane, bardhezinjtë mund të heqin dorë nga Massimiliano Allegri në të ardhmen dhe si alternativë të "Misterit italian" kanë shenjëstruar strategun gjerman të Liverpool, Jurgen Kloop. Gjermani është një dashuri e vjetër e Juventusit, e cila ka pasur kontakte me të edhe gjatë kohës kur drejtonte Borussia Dortmund.

Gjithsesi, sipas “Tuttosport” emri më i dashur në ambientin bardhezi është ai i Zinedine Zidane, aktualisht pa skuadër. Ish-mesfushori i tyre shihet si pasuesi ideal i Allegrit dhe njeriu kyç për të sjellë në Torino trofeun “veshëgjatë” të Ligës së Kampionëve.

Kandidat potencial në rast të një largimi të Allegrit ëështë edhe trajneri kampion bote me Francën, Didier Deschamps. Një ofertë nga një klub si Juventusi mund ta tundonte Deschamps të largohej nga stoli i “Gjelave” dhe të kthehej sërish në drejtimin e një klubi.


/Ora News.tv/