Justin Bieber nuk do ia kishte dalë dot pa bashkëshorten Hailey Baldwin

Justin Bieber nuk do ia kishte dalë dot pa bashkëshorten Hailey

Një vit pas propozimit për fejesë, Justin Bieber është më se i lumtur që ka Hailey Baldwin pranë.

Këngëtari dhe modelja u fejuan në Bahamas më 7 korrik 2018 dhe ishin shumë të lumtur të festonin përvjetorin e tyre të fejesës të dielën.

Sipas një burimi për çiftin kjo është një datë shumë e rëndësishme për Hailey dhe Bieber.

“Fejesa ndodhi shumë shpejt pasi u kthyen së bashku. Ishte shumë i veçantë për Justin propozimi. Ai ishte i sigurt që Hailey ishte e duhura,”-tha një burim për People.

Në shtator të vitit të kaluar ata u martua në fshehtësi në Neë York.

Dhe sipas burimit ylli i popit është i lumtur që u martuan aq shpejt.

"Ai nuk mund ta imagjinojë jetën pa Hailey. Ai ndjehet sikur nuk do ti kishte përballuar vështirësitë gjatë këtij viti pa të,"-shtoi burimi.

Gjatë disa muajve të fundit, Bieber ka folur hapur rreth betejës me problemet me shëndetin mendor, përfshirë depresionin, ankthin dhe ADHD.

Dhe modelja ka qenë pranë tij për ta ndihmuar dhe mbështetur.

EMISIONET