Justin Bieber e Hailey Baldwin u martuan pa kontratë martesore

Justin Bieber e Hailey Baldwin u martuan pa kontratë martesore

Justin Bieber dhe Hailey Baldwin janë martuar pa një kontratë martesore.

Yjet e famshëm raportohet se lidhën nyjë muajin a kaluar në New York.

Dëshmitar i çiftit ishte miku i këngëtarit, Josh Mehl.

Justin dhe Hailey i kërkuan avokatëve që të bënin një kontratë martesore por duke qenë se nuk kishin kohë, vendosën të martoheshin pa një të tillë.

Dhe deri tani çifti nuk ka bërë një kërkesë për kontratë martesore raporton TMZ.

Një burim tha se Justin është aq shumë i dashuruar saqë nuk e sheh të nevojshme nënshkrimin e një kontrate.

Ylli i pop ka një pasuri me vlerë 250 milionë dollarë ndërsa supermodelja vetëm disa milionë dollarë.

Çifti raportohet se dëshiron të bëjë një ceremoni zyrtare, edhe pse tashmë janë burrë e grua.

EMISIONET