Juristja Kola: S'ka datë zgjedhjesh, çdo veprim tjetër ka pasojë juridike

Juristja Margarita Kola e ftuar në emisionin “360 Gradë” në RTV Ora u shpreh se dekreti i Presidentit Ilir Meta e ka fshirë 30 qershrorin si datë zgjedhjesh.

Sipas saj të gjitha subjektet që po bëhen gati për zgjedhje do të kenë pasoja juridike.

Kola: Unë po ju them që KQZ është një komision veprimtaria e së cilit rregullohet nëpërmjet Kodit Zgjedhor. Ndërsa veprimtarinë e Presidentit nuk e rregullon Kodi Zgjedhor, por Kushtetuta dhe Kodi Zgjedhor buron nga Kushtetuta.

Zheji: Çfarë duhet të bërë Voltana Ademi, Frrokaj në 30 qershor?

Kola: Në momentin që ka një dekret të Presidentit që nuk ka datë zgjedhjesh, jemi në situatën juridike që nuk kemi një datë zgjedhjesh. Ka një hierarki të vendimeve dhe normave. Prezumimi që ka zgjedhje është i gabuar. Kur nuk kemi zgjehdje nuk mund të kryejmë asnjë veprim që ka pasojë juridike.

Zheji: Çfarë do të ndodhë se nëse nuk e zbatojmë këtë?

Kola: Çdo subjekt që po ndërmerr hapa për të shkuar në zgjedhje ka pasoja juridike, kështu thotë ligji.


EMISIONET