Edhe pas ditë kanë mbetur që boksieri lezhjan, Jurgen Uldedaj të përballet në ring me kundërshtarin e tij argjentinas, Nicolas Leandro Arganaraz, një duel ky që do të përcaktojë fituesin e titullit WBO për të rinj në kategorinë “Cruiser”.

Në prag të këtij dyluftimi boksieri që do të përfaqësojë flamurin shqiptarë dhe rivali i tij janë prezantuar për publikun në një ring të improvizuar, ku kanë zbuluar edhe pak nga teknikat e tyre. Në ring u shfaq dhe boksieri me origjinë shqiptare, Elvis Hetemi, i cili gjithashtu do të ndeshet ditën e shtunë. Të rinjtë shqiptarë u priten me duartrokitje ndërkohë që stërviteshin përballë trajnerit të tyre.

Po ashtu një pritje miqësore mori edhe argjentinasi Arganaraz, i cili nuk pritet ta ketë të lehtë përballë Uldedajt, një talent i cili premton shumë për të ardhmen dhe për më tepër në këtë duel është dyfish i motivuar, pasi do të ndeshet për herë të parë në vendin e tij, në "Olimpik Arena".

/Ora News.tv/