Jupi altruist, tregon dy futbollistët më të mirë shqiptarë

Jupi altruist, tregon dy futbollistët më të mirë

Futbolli shqiptar ka prodhuar shumë futbollistë cilësor, të cilët kanë bërë historinë brenda edhe jashtë vendit.

Një prej tyre është edhe Redi Jupi, por për ish-trajnerin e kombëtares shqiptare U-21, futbollistët më të mirë shqiptarë janë vetëm dy. I ftuar në "Mos i fol shoferit", Jupi tha se Panajot Pano është idhulli i tij të cilin e ka parë përmes videove, ndërsa nga afër i kanë tërhequr vëmendjen cilësitë e Sulejman Demollarit.

"Do ta ndaj në dy pjesë. Është pjesa që si kam parë, thonë që ka qenë Panajot Pano. Kam parë imazhe dhe video bardh e zi të vjetra dhe vërtetë janë gjëra të mëdha për një futbollist shqiptar, por nuk e vlerësoj dot. Por nga ata që kam parë, ka qenë Sulejman Demollari."-tha Jupi.

EMISIONET