Rama, Juncker-it: Vettingu po jep rezultate, 17 prokurorë dhe gjykatës u tërhoqën

Rama, Juncker-it: Vettingu po jep rezultate, 17 prokurorë dhe gjykatës

Vettingu dhe lufta ndaj krimit të organizuar, dy prej detyrave kryesore të lëna nga BE lidhur me integrimin,  për kryeministrin Rama janë në rrugën e duhur dhe po japin rezultat.

Ai foli me shifra para Juncker, kur tha se 17 prokurorë dhe gjykatës të niveleve më të larta të gjyqësorit shqiptar që janë tërhequr nga procesi i vettingut dhe nuk do të jenë më pjesë e sistemit të drejtësisë.

Rama: Komisioni ka rekomanduar që në nëntor të 2016 çeljen e negociatave të anëtarësimit mes BE dhe Shqipërisë duke nënvizuar domosdoshmërinë e çuarjes përpara të reformës në drejtësi dhe zbatimin konkretisht të procesit të vettingut. Në momentin e daljes së atij rekomandimi ne ende nuk kishim kaluar ligjin për vettingun gjë që ka ndodhur dhe nuk kishim nisur punën konkrete për vettingun gjë që po ndodh. 

Sot që flasim ne numërojmë plot 17 prokurorë dhe gjykatës të niveleve më të larta të gjyqësorit shqiptar që janë tërhequr nga procesi i vettingut, që faktikisht nuk do të jenë më pjesë e sistemit gjyqësor. Një tregues i qartë që vettingu ka filluar të funksionojë si një shtysë e fuqishme drejt realizimit të objektivit të një sistemi drejtësie të ri dhe të pavarur. Nga ana tjetër informormova po ashtu Presidentin se presim në javët në vazhdim edhe çeljen e çështjeve konkrete dhe rezultate konkrete nga ana e komisioneve të vettingut.

Gjithashtu ka hyrë në proces aksioni kombëtar kundër krimit të organizuar "Forca e Ligjit", ka hyrë në proces reforma e derregullimit që synon lehtësimin e  konsiderueshëm të barrës së burokracisë për qytetarët me efekt të drejtëpëdrejtë luftën kundër korrupsionit në marrëdhëniet e qytetarëve me shtetin në gjithë linjën e shërbimeve të shtetit dhe ka hyrë në proces një transformim rrënjësor në marrëdhëniet e drejtësisë me qytetarët përmes ndryshimit të prokurorit të përgjithshëm dhe çeljes së një sërë dosjeve që prej kohësh flinin në prokurori.

Ndërkohë Presidenti i Komisionit Europian, Jean Claude Juncker,  nxiti Shqipërinë të vijojë me reformat e nisura.

Juncker: Inkurajoj Shqipërinë të vazhdojë reformat e rëndësishme që janë ndërmarrë në luftën kundër krimit, vettingu, organizimi i gjykatave. Ne do të jemi përkrah Shqipërisë për ta ndihmuar të përgatisë anëtarësimin.  


EMISIONET