Jul Deda: Nuk doja të bëhesha aktor

Jul Deda: Nuk doja të bëhesha aktor

Mjafton një e qeshur për të përmirësuar vetëbesimin, aftësinë për të duruar dhimbjen e për t’u bërë ballë sfidave të jetës së përditshme, produktivitetit në punë. Vite të tëra studimesh dhe hulumtimesh nëpër qendrat kërkimore dhe universitetet e të gjithë botës kanë treguar efektet fantastike të së qeshurës për shëndetin.

Aktori i njohur, Julian Deda sjell buzëqeshje të mëdha tek të gjithë shqiptarët me batutat dhe emisionet humoristike.

Ai është bërë pjesë e rubrikës 'Impakt Shëndet' në emisionin 'Diagnozë' nga Freskida Miloti ku ka folur për ndikimin e të qeshurës në shëndetin tonë.

"Në vendin tonë që stresi kap stresi kemi absolutisht nevojë të qeshim herë pas here. Po të vesh re, dhe në tavolina, në shoqëri, ne përpiqemi të prodhojmë humor, ndonjëherë dhe duke mos patur talentin e duhur, por me sforco, sepse kemi nevojë të qeshim," - shpjegoi aktori.

Gjithashtu foli për ndikimin e babait të tij në karrierën artistike dhe në zgjedhjen për tu bërë aktor, duke thënë:

"Pavarësisht se kemi kohë që dalim në ekran, jemi të rinj. e kam filluar karrierën sa mbusha 23 vjec. Unë pak a shumë jam brumosur në mënyrë indirekte me këtë situatë, teatrin, humorin, televizionin sepse kur isha i vogël babai më merrte në prova. Nuk më pëlqenin, nuk doja të bëhesha aktor. Ideja që jam aty dhe i kam parë nuk ishte dicka e re për mua kur vendosa ti hyja kësaj rruge. Prania e tij ka ndikuar tek unë, qoftë direkt, qoftë indirekt. më kanë lënë të lirë për të zgjedhur rrugën time, por mbetjet brenda meje ishin. Teatri, skena, fama, televizioni dhe ndikimi ka qenë."

Në lidhje me shëndetin, aktori shtoi se nuk mendon se nuk ekzistojnë mjekët e këqinj askund. Raporti i tij me mjekët dentistë është paksa i vështirë sepse i ka frikë pasi punojnë me gojën, duke shtuar se gjilpëra është ndër gjërat që e frikësojnë më shumë.

EMISIONET