Teatri i Shkodrës erdhi me një premierë ndryshe këtë fundvit. Në skenë u ngjit shfaqja “Jugori” ku goditet ashpër mungesa e gadishmërisë për të pranuar tjetrin të ndryshëm nga vetja.

“Jugori”, vepër e shkruar 50 vite më parë nga autori Gjerman Reiner Ëerner Fassbinder, e solli ndryshe trupën e teatrit “Migjeni” të Shkodres këtë fundvit.

Në skënë u ngjitën me një shfaqje për paragjykimet, mungesën e tolerancës, ksenofobinë dhe psikologjinë e turmës.

Në qendër është një refugjat dhe vepra ngjan shumë aktuale edhe sot, pasi me fenomene të tilla po përballet Europa.

Regjizori Dino Mustafiq u kënaq me punën e aktorëve, ndërsa kritikat direkte i kishte për kushtet e teatrove shqiptare.

I ftohti është armiku i aktoreve por edhe i spektatorit.

Drejtorja e Teatrit, njëherësh dhe aktore në skenë, vlerësoi punën me regjizorin e famshëm jo vetëm në Ballkan.

Ky është një nga projektet më të medha teatrore në Shkodër, me ndërthurjen multimediale, e ku spektatori ndryshe nga herët e tjera, është i përfshirë në këtë pjesë.

/Ora News.tv/