A është i dashuri juaj i predispozuar për të kërkuar dashuri apo aventurë me dikë tjetër? Studiuesit besojnë se kanë gjetur një mënyrë për ta vërtetuar këtë gjë.

Ne po jetojmë në një epokë të liberalizimit seksual dhe duke zhvendosur vlerat kur bëhet fjalë për marrëdhënie afatgjata dhe angazhime romantike.

Trendi i tanishëm i kërkimit të partnerëve të ndryshëm për t'ju përshtatur nevojave tona të ndryshme ka sjellë shumë probleme mes çifteve.

Por studiuesit thonë se kanë gjetur një mënyrë për të treguar se kush nga partnerët është më i prirur për të tradhëtuar.

Zbulimet e studiuesve ga Universiteti i Shtetëror i Floridës në Tallahassee janë publikuar në Journal of Personality and Social Psychology.

Studiuesit punuan me 233 çifte të sapomartuar, të cilët i ndoqën për një periudhë deri në 3.5 vjet. Gjatë kësaj kohe, çiftet ofruan informacion rreth evolucionit të marrëdhënieve të tyre.

Partnerët të gjithë treguan ndjenjën e tyre të kënaqësisë martesore dhe angazhimin afatgjatë, dhe atyre u kërkohej t'u tregonin studiuesve nëse ishin larguar nga shtrati martesor apo nëse mbetën në martesë deri në fund të studimit.

Në bazë të statistikave identifikuan disa nga parashikuesit më të fortë të tradhëtisë përfshirë moshën, kënaqësinë martesore, kënaqësinë seksuale, atraktivitetin dhe historinë e marrëdhënieve afatshkurtra.

Sipas studimit gratë që përceptohen si jo tërheqëse kanë më shumë gjasa që të tradhëtojnë partenrët e tyre ndërsa e kundërta ndodh për meshkujt.

Hulumtuesit zbuluan se të rinjtë dhe ata që janë më pak të kënaqur në marrëdhënien në çift kanë më shumë mundësi të jenë jobesnikë.

Njerëzit të pakënaqur me seksin në marëdhëniet e tyre përfshihen më shumë në tradhëti dhe do ta kërkonin këtë gjë pavarësisht çdo gjëje.

Një tjetër shenjë e tradhëtisë është atraktiviteti. Atraktiviteti i një personi është i lidhur me tradhëtinë tek femrat, por jo tek meshkujt, që do të thotë se femrat më pak tërheqëse kanë më shumë mundësi të tradhëtojnë.

Historia seksuale e një personi është gjithashtu e lidhur me tradhëtinë.

Burrat që kanë pasur shumë lidhje të shkurtra përpara se të martoheshin janë të prirur për të tradhëtuar ndërsa e kundërta ndodh tek femrat.

/Ora News.tv/