"Ju flet Moska": Z. Macron eja te "Komuna e Parisit" në Tiranë

"Ju flet Moska": Z. Macron eja te "Komuna e Parisit" në

Kastriot Myftaraj në rubrikën e tij "Ju flet Moska" ka folur për "Komunën e Parisit" në Tiranë. Duke marrë shkas nga vizita e Ramës në France Myftaraj thotë se Macon duhet të vizitojë zonën e Komunës së Parisit dhe të kuptojë si do të ishte Franca nëse do të fitonte komuna në 1871.

Myftaraj: Në Tiranë ka një rrugë me emrin "Komuna e Parisit" është një emër i vënë që në kohën e regjimit komunist për shkak se Komuna e Parisit e viteve 1870-1871 mbahet si revolucioni parë komunist në botë dhe si rasti i parë kur komunizmi erdhi në pushtet në Paris dhe në rrethinat e tij para se të fitonte revolucioni i tetorit në Rusi, pesë dekada më vonë.

"Komuna e Parisit" në Tiranë mund të përcaktohet si një zonë të arkeologjisë urbane. Në kuptimin që "Komuna e Parisit" në Tiranë është Parisi, ashtu si do të ishte sikur do të kishte fituar Komuna. Dmth sikur në 1871 të mos ishte shtypur revolucioni komunist në Paris po të kishte fitur dhe të kishte sunduar gjithë Francën dhe sot ose për një 5 dekada franca të vazhdonte të ishte vend komunist atëhere Parisi do të ishte sic është ajo zona e "Komunës se Parisit" në Tiranë. Një lloj xhungle ndërtimesh ku shtresëzohen ndërtimet e kohës së komunizmit me atë kursyeshmërinë e skajshme me hapësira urbane, me hapësirë jetimi për njerëzit brenda ndërtesës aq sa e vinte njeriun në kushtet e kazermës. Banorët me familjet e tyre ishin si ushtarti në gazermë.

Problemi është se njerëzve iu ishte ndalaur të ndërtonin vetë, shteti kishte marrë përsipër strehimin e qytetarëve dhe i strehonte në disa ndarje të standardit të kazermave ushtarake.

Mora shkas nga vizita e kryeministrit Rama në Paris ku takohet me presidentin Macron.

Nuk e di nëse ambasada franceze e ndje këtë emision, por do t'i sugjeroja që nga ana e saj ti sugjeronte presidentit Macron një vizitë në Tiranë. 

Presidenti Macron është një njohës i dëshiruar i historisë së Francës, Europës dhe Botës dhe sigurisht do të kishte kuriozitet të vizitonte, të bëntë një udhëtim në kohë duke vizituar Parisin si do të kishte qenë sikur të kishte fituar Komuna e Parisit.

Duhet që edhe ministria e Arsimit të Francës të dërgojë këtu nxënësit për ekskursione. Të vijnë francezët këtu dhe të kthehet në një zonë turistike, madje duke bërë edhe guida turistike që francezët të shikojnë si do të kishte qenë Parisi po të kishte fituar  Komuna.

Në këtë pikëpamje ti kërkosh sot Presidentit Macron, sic ka shkuar kryeministri jonë në Paris për të kërkuar mbështetjen për hapjen e negociatave për tu anëtarësuar Shqipëria në BE, kjo është baraz si të kërkosh në Paris që fantazam e Komunës së Parisit të anëtarësohet në BE.

Ne kemi llogari me të shkuarën një kapitull të pashkruar të negociatave që nuk na lënë të ecin para dhe kjo nuk është një lloj deliri, është një realitet me të cilin përplasemi. Te ky realitet i Komunës së Parisit që ne e kemi mbivendosur si një fantazëm të Parisit të dikurshëm.

Kemi marrë një emër nga historia e Francës të cilën Franca e kapërceu kurse ne u bëmë viktima të saj 70 vjet pas Komunës së Parisit dhe po i vuajmë pasojat dhe sot.

Ajo që duhet të kuptojë Macron dhe BE është se Komuna e Parisit në Tiranë që është produkt i degradimit të shtetit diktatorial. Ai që u quajt tranzicion në Shqipëri nuk është gjë tjetër vecse shpërbërja e shtetit komunist.

Pra ata duhet të kuptojnë se edhe krimi i organizuar edhe trafiqet e drogës, korrupsioni e kanë monumentin tek kjo zonë e quajtur Komuna e Parisit në Tiranë. Një emër që i shpjegon Europës vecanërisht Francës si do kishte qenë e ardhmja e saj. Për këtë arsye duhet ta marrin seriozisht këtë realitet dhe ta kuptojnë sa e ndërlikuar është problematika shqiptare.


EMISIONET