"Ju flet Moska": Viti kyç i mandatit numër 2; 1997, 2002, 2010, 2018

"Ju flet Moska": Viti kyç i mandatit numër 2; 1997, 2002,

Emisioni "Ju flet Moska" i Kastriot Myftaraj, erdhi me një analizë interesante mbrëmjen e sotme sa i takon vitit kyç të mandatit të partive apo koalicioneve politike në historinë 25 vjeçare të pluralizmit shqiptar.

Myftaraj: Jemi në vitin e parë të mandatit të dytë qeverisës të një partie apo koalicioni politik në Shqipëri. E quaj viti kyç duke bërë një analizë krahasimore të vitit të parë të këtyre periudhave politike të kaluara gjatë 25 viteve të fundit.

E para herë kur një parti në pluralizëm në Shqipëri fiton një mandat të dytë është në vitin 1996 kur fitoi PD. Fitoi si fitoi për efekt statistikash, efekt ngjarjesh.

Praktikisht quhet viti i parë i mandatit të dytë që nis nga qershori 1996 në qershor 1997. Viti i parë është e tepërt të bëjmë analizë sesa kyç ka qenë viti i parë i mandatit të dytë në këtë periudhë, pas zgjedhjeve të 1996, pasi në këtë mandat ndodhi rënia e firmave piramidale, aksioni opozitar i fuqishëm kundër qeverisë që të gjitha së bashku u përmblodhën në trazirat e '97. Rezultati ishte rënia nga pushteti i PD dhe ardhja në pushtet e opozitës së kohës të PS me aleatët e saj. Viti i parë i mandatit të dytë u verifikua të jetë një periudhë kyçe për zhvillimet e ardhshme dhe me ngjarjet kyç.

Marrim vitin 2002. Vitin e parë të mandatit të dytë pasi PS erdhi në pushtet në 1997 dhe fitoi një mandat të dytë në zgjedhjet e qershorit 2001. Siç e dimë viti i parë i mandatit të dytë të PS në periudhën '97-2005 është viti kur ndodh çarja zyrtare në PS, të gjithë mbajmë mend skenat e Komitetit të Përgjithshëm drejtues të PS. PS praktikisht rrëzoi qeverinë e vet. Kryetari i PS-së Fatos Nano pas zgjedhjeve të fituara nga partia e tij mobilizoi mbështetësit e vet dhe rrëzoi qeverinë e PS të kryesuar nga Ilir Meta.

Kjo ndodhi në periudhën mes dhjetorit 2001 dhe janarit- shkurtit 2002. Ajo që u quajt lëvizja për Katarsis. Praktikisht bëri punën e opozitës e cila rrinte si spektatore, pra PD-së. Ndoshta ka qenë një lëvizje dinake e Berishës që rrinte spektator në gjithë këto zhvillime sepse nuk donte të unifikohej përballë armikut të përbashkët.I la të ndesheshin, ishte zgjuarsi taktike e Sali Berishës.

Megjithëse PS nuk u rrëzua nga pushteti në këtë vit të parë të vështirë të mandatit të dytë, u vu re se me këto përçarje të brendshme nuk do të mund të ishte në gjendje të luftonte për një mandat të tretë dhe pse kishte përballë një opozitë relativisht të dobët që kishte dalë e goditur nga ngjarje e 1997-1998. Për hir të së vërtetës në '98 u goditën institucionet por PD u godit në mish, fizikisht.

Këtë dobësi të madhe të PD, dy herë rresht brenda një viti, mund ta kishte shfrytëzuar PS, për të ndenjur në pushtet 3 mandate. I kishte mundësitë. Sa u godit dhe si janë të tjera gjëra.

Viti i parë i kësaj periudhe 8 vjeçare të PS, pra i mandatit të dytë, treguan se PS nuk ishte në gjendje të shfrytëzonte përparësinë që kishte me opozitën e dobët. Nga kjo përfitoi opozita dhe u fuqizua për tu rikthyer në pushtet në 2005. Viti i parë i mandatit të dytë është 2009. Marrim shtatorin, ndodh një zhvillim i ri që PD hyn në aleancë me LSI. 

Formojnë qeverinë e përbashkët. Ky quhet zhvillim kyç i vitit të parë të mandatit të dytë por ishte dhe kundërpërgjigjia kyç nga PS e cila bëri një greë spektakolare disa jovore në bulard duke vënë çadrat, hera e parë që u vunë çadrat pas zgjedhjeve. 

Plus përgatiti goditjen e dytë, 21 janarin. Kishte qenë video më e hershme që pritej të dilte kur të shikohej më e favorshme. Realisht si lëvizje janë të gjitha të vitit të parë të mandatit. Opozita e kohës tregoi se nuk do të lejonte një mandat të tretë PD-LSI. Ashtu ndodhi, LSI e pa që nëse kalonte me PD për një mandat tjetër do të kishte goditje të ashpër nga pala tjetër kështu që kaloi në aleancë me PS.

Arrijmë në 2018. PS qeveris e vetme. Por nuk mund të quhet zhvillimi kyç i vitit të parë të mandatit se zgjedhjet i ka fituar në maj. Qeveris e vetme PS dhe opozita është mundur frontalisht, edhe PD dhe LSI. Megjithëse e bashkuar, PD-LSI nuk është në gjendje të japë një kundërpërgjigje kyç në vitin e parë të mandatit, e cila ka efektet dhe pasojat dhe në vazhdimësinë e këtij mandati katër vjeçar. Dhe ky është problem i madh  dhe dallim i madh nga e kaluara.


EMISIONET