Ju Flet Moska: Viti 2019 në Shqipëri, Kosovë, Ballkan dhe botë

Ju Flet Moska: Viti 2019 në Shqipëri, Kosovë, Ballkan dhe

Sapo ka nisur një vit i ri, i cili është ende në fillim dhe është një dosje me diçka mbi 360 fletë të bardha, të cilat presin të mbushen me ngjarje. Sigurisht autori i ngjarjeve që vë në lëvizje shoqërinë me mendimet e saj për mirë apo për keq, në të gjitha aspektet është politika.

Në këtë kuptim, bëhen dhe parashikime se çfarë do të ndodhë gjatë këtij viti. Duke pasur parasysh ato piketa që kemi për ngjarje që do të ndodhin, mund të bëjmë disa parashikimi. Në Shqipëri është lëvizja studentore, e cila u ndërpre përgjysmë. Ky ishte vendimi i studentëve dhe pritet të fillojë nga fillimi i vitit në një mënyrë apo në një tjetër. Ngjarja më e madhe politike në vend do jenë zgjedhjet politike të 30 qershorit, të cilat kanë rëndësi, jo thjesht kush do qeverisë bashkitë e vendit. Do të hedh një dritë mbi rezultatin e zgjedhjeve parlamentare të vitit 2021.

Pritet SPAK, Gjykata Speciale SPAK, Prokuroria Antikorrupsion, Loja Kombëtare e Hetimeve, Gjykata Speciale Antikorrupsion. Pyetja është, "A do të emërohen anëtarët e tyre brenda këtij viti?", dhe ky është një proces i vështirë. Pra, a do mund të nisin hetimet, të marrin atë kohën e duhur për të krijuar dosjet e tyre që pastaj të kemi procese të bujshme kriminale kundër "peshqve" të mëdhenj, siç ka thënë ambasadori amerikan që u largua.

Nëse agjentët SPAK dhe Lojës Kombëtare të Hetimeve hynë në axhendën politike, pra hynë në vitin zgjedhor 2021, në vitin e zgjedhjeve parlamentare dhe bëjnë arrestimet e tyre. Rrezikojnë të kompromentohen politikisht, ndonëse duhet koha e duhur për këtë.

Marrëveshja Kosovë-Serbi është një ngjarje e madhe në rajon që pritet të ndodhë këtë vit. Unë kam besim se do të ndodhë e plotë me ndonjë marrëveshje për ndryshimin e kufijve. Ky besim më vjen sepse administrata e tanishme amerikane e Presidentit Trump hyn në vitin e tretë këtë vit, pra në vitin e parafundit të mandatit pa një arritje të madhe. Takimi me liderin koreano-verior është një hapje, por nuk pritet të arrihet një marrëveshje për nuklearizimin e Koresë, pra heqjen e armëve bërthamore. Nuk pritet të arrihet brenda këtij mandati të Trumpit, madje vështirë dhe me një mandat të dytë. Me Iranin, po gjithashtu, vështirë se regjimi i Iranit do ti nënshtrohet Trumpit prej sanksioneve të tij.

Trumpi, në rrezik për të kaluar Presidencën pa një arritje të madhe, ka marrë këshilla në mënyrë të qartë nga Sekretari i Departamentit të Shtetit që ta përdorë Kosovën për të patur një arritje gjatë Presidencës së tij. Kosova ka qenë për disa Presidentë amerikanë një angazhim i madh. Ka qenë vendi për të cilën u bashkuan në luftë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e vetmja luftë në Europë e NATO-s, pas Luftës së Dytë Botërore.  Pra, në këtë pikëpamje kam besim se Trumpi do të angazhohet fort në këtë marrëveshje dhe do të kemi një marrëveshje përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë. Pse jo, do të jetë pikënisje e bashkimit shtetëror, bashkimit kombëtar të Shqipërisë me Kosovës.

Gjë interesante tjetër në rajon është dhe marrëveshja e Prespës. Pikërisht sot, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, u ka kërkuar palëve, Maqedonisë dhe Greqisë që ta mbyllin këtë çështje brenda datës 15 shkurt. Duke patur paraysh dhe axhendën e NATO-s, pranimin e Maqedonisë brenda këtij viti. Maqedonia e ka mbyllur pjesën, 4 amendamente për ndërrimin e emrit dhe çështjet e tjera i ka miratuar. Tashmë votimi përfundimtar bëhet me 15 janar në parlamentin maqedon. Duhet më pas të bëjë votim Greqia në parlamentin e vet, që do të thotë një problem i madh sepse partneri në koalicion kryeministrit Tsipras, Z.Kammenos ka paralajmëruar votën e tij "Jo", që do të thotë se nëse shumica e sotme parlamentare në Greqi bën përpjekje për të miratuar marrëveshjen e Prespës, atëherë shpërbëhet koalicioni. Greqia shkon në zgjedhje të parakohshme, pra në krizë parlamentare dhe gjërat kthehen në pikënisje. Gjithsesi kjo është një çështje që do mbetet për tu parë, por të gjitha gjasat janë se vështirë se do miratohet nga parlamenti grek, marrëveshja e Prespës.

Një ngjarje e madhe në botë që do ketë lidhje me Shqipërinë janë zgjedhjet e 9 prillit në Izrael. Kanë zgjedhjet parlamentare të Izraelit, të cilat kanë rëndësi sepse deshën dy vizione sa i përket projektit bërthamor të Iranit. Kryeministri i sotëm në fuqi, Benjamin Netanyahua dihet që ka një qëndrim të ashpër dhe kërkon goditje ushtarake ndaj Iranit nëse ai nuk heq dorë nga projektimi bërthamor. Rivali i tij më i afërt për ta zëvendësuar, Avi Gabbay, kryetari i Partisë Punëtore thotë që: "Të jemi më afër qëndrimit europian, i cili është për kompromis me Iranin", dhe kjo ka rëndësi se nëse ashpërsohen marrëdhëniet e Izraelit me Iranin, do të vërehet dhe në qëndrimin e ShBA-së.  Pra, të gjitha këto shkojnë në favor të çështjes shqiptare.

EMISIONET