"Ju flet Moska": Skandali në Turqi i Arta Markut me treshen e madhe

"Ju flet Moska": Skandali në Turqi i Arta Markut me treshen e

Pjesëmarrja e drejtuesve të lartë të drejtësisë së shtetit shqiptar në 150-vjetorin e Gjykatës së Kasacionit ishte në fokus të emisionit të sotëm "Ju flet Moska" i Kastriot Myftaraj.

Myftaraj: Prokuroria e përgjithshme e shtetit shqiptar ka shpërndarë një njoftim të cilin mund ta lexoni në faqen online të këtij institucioni. Është një njoftim për pjesëmarrjen e zonjës Arta Marku, prokurore e përgjithshme e republikës së Shqipërisë në festimet apo në ceremoninë e shënimit të një përvjetori. 150-vjetori i Gjykatës së Kasacionit të Turqisë.

Keni fotografinë e zonjës Marku me kryetarin e kësaj gjykate, me prokurorin e përgjithshëm të Turqisë, si dhe me dy drejtues të tjerë, drejtues të institucioneve më të larta të drejtësisë, ata që mund ti quajmë treshja më e lartë e drejtësisë. Pra, kryetari i Gjykatës Kushtetuese, z.Bashkim Dedja, kryetari i Gjykatës së Lartë, z.Xhezair Zaganjori. Kam vecuar zonjën Marku në këtë treshe sepse është zgjedhur pas reformës në drejtësi. Të tjerët janë në gjysmën e dytë të mandatit dhe zonja Marku i përket mandatit të parë, pavarësisht e përkohshme ose jo. Cili është problemi? Problemi është shumë serioz. Neni 3 i Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë rendit 11 elementë të cilët përbëjnë bazën e shtetit dhe mbrohen në mënyrë të posacme. Pra shteti i ka për detyrë ti mbrojë në mënyrë të posacme. E para ndërtohet pavarësia e shtetit, janë të tjerë pastaj. Kur themi pavarësia nuk themi pavarësi absolute se shteti shqiptar do hyjë në marrëdhënie me shtete të tjera, do japë sovranitet, do marrë përfitime, kuptohet me marrëveshje.

Kur themi pavarëia këtu e kanë fjalën në kuptimin ceremonial, në kuptimin simbolik. Pra, Shqipëria si cdo shtet ka një festë kombëtare. Ne kemi një festë kombëtare me Kushtetutë që është dita e Shpalljes së Pavarësisë. Kemi vetëm një festë kombëtare, se mos ngatërrohet me festat zyrtare. Dita e Clirimit, 28 nëntori është festë zyrtare. Festë kombëtare është vetëm Shpallja e Pavarësisë në Vlorë me 29 nëntor dhe kjo përbën bazën e shtetit.

Edhe në Kushtetutën në fuqi, pavarësia fillon shteti. Tani këtë duhet ta dijë znj. Marku si juriste. Ka bërë historinë e institucioneve juridike të këtij vendi, historinë e shtetit shqiptar, ka bërë të drejtën publike në shkollë si lëndë dhe duhet ta dijë se ka bërë një gabim shumë të rëndë. Një shkelje shumë të rëndë bashkë me treshen. Pse? Sepse ne njohim dhe kemi marrëdhënie me Republikën e Turqisë. Republika e Turqisë është krijuar me 29 nëntor 1923, si zëvendësuese e Perandorisë Osmane. Ka një prirje në regjimin e Erdoganit që të gjitha datat të spostohen në kohën e Perandorisë Osmane. Cfarë bën ky tani? Kërkon të bëjë atë riintegrimin e shtetit, vazhdimësinë ta quajmë, nga shteti otoman te Republika e Turqisë. Kjo shikohet në shumë gjëra.

Pikërisht kërkon të bëjë atë gjë që ataturku u kujdes, saktësoi të bënte një ndërprerje. Psh, kur ataturku vendosi datën e Forcave të Armatosura që e ka dhe sot Turqia, datën e ushtrisë, Forcat e Armatosura Turke e kanë me 3 maj 1920 dhe u quajt Ushtria e Asamblesë Kombëtare sepse ishte e rebeluar ndaj sulltanit, pra kreut të shtetit otoman që ishte në Stamboll.

Kështu dhe sot, 3 maj njihen. Kur themi 150-vjetori i Gjykatës së Kansacionit, e kemi fjalën për gjykatën e Kasacionit që krijoi Perandoria Osmane. Kjo u krijua me dekret të sulltan Abdyl Azizit me 6 mars 1968, pra u krijua si një institucion i shtetit osman. Turqia mund të dojë të krijojë vazhdimësi me institucionet osmane. Turqisë, kur i interesonte në këto konferenca kombëtare që duhet të paguante borxhet e shtetit osman se kishte borxhe të mëdha ndërkombëtare, nuk mund të merrte trashëgiminë e borxheve, ta ndante me të gjithë se janë një nga shtetet që doli nga shteti osman.

Kështu thoshte kur i interesonte, tani ndryshon puna. Tani Turqia kërkon të theksojë trashëgiminë osmane dhe këtë e bën për të krijuar një hegjemoni neotomane në vendet ku ka sunduar Perandoria Osmane. Për këtë bëhet dhe kjo ceremoni. Të gjitha këto kanë këtë kuptim, të neotomanizmit, janë agjenda neotomane, ceremonia e 150-vjetorit. Prokurori i Përrrgjithshëm është shtetar i lartë, kryetarët e Gjykatës, nëse nuk e dini janë shtetarë të lartë sepse shteti ndahet në disa pushtete që janë drejtësia, pushteti ekzekutiv, paralementar dhe cdo njëri është shtetar. Dhe një deputet është shtetar, nuk është qeveritar. Ky është dallimi.

Është absurde, e dënueshme ligjërisht që të ngrihet treshja e madhe e drejtësisë së vendit dhe të shkojë, të marrë pjesë në një ceremoni neotomane sepse i ka ftuar Turqia dhe ato tre ditë që do rrinë, do rrinë nëpër rezorte, nëpër hotele luksoze. Do tu bëjnë dhe ndonjë dhuratë. Kjo tregon papërgjegjshmëri totale. Kjo tregon t'ia japësh si kazus në të Drejtën Publike, një studenti të Fakultetit Juridik, ti thuash nuk besoj se do bjerë në këtë kurth dhe kam përshtypjen se këta vetë duhet ta kuptojnë këtë gjë.

Nëse nuk e kuptojnë, duhet ta kuptojnë këshilltarët që paguajnë se si juristë e kuptojnë se cfarë gafe kanë bërë. Problemi është se aty mund të shkojë një nga Azerbajxhani sepse Europa dhe Perëdimi e ka penguar regjimin e Erdoganit. Por në rastin e Shqipërisë, cështja është shumë e ndjeshme sepse Shqipëria ka qenë e pushtuar nga Perandoria Otomane.

Kjo Gjykatë e Kasacionit që vajtën të festojnë sot këta ka dënuar atdhetarët shqiptarë. E krijuar në vitin 1868, kjo ka dënuar Abdyl Frashërin, ka dënuar gjithë elitën e Lidhjes së Prizrenit, ka dënuar Sulejman Vokshin dhe gjithë elitën. Në këtë gjykatë kanë kaluar patriotë, atdhetarë që i njohim. Pra është një gabim i madh. Shqipëria ka qenë e pushtuar nga Perandoria Osmane dhe e shpalli Pavarësinë në 1912 pikërisht nga Perandoria Osmane.

Dhe vetë themeluesi i shtetit, Ismail Qemali ka qenë i dënuar nga kjo gjykatë. Nuk mundet këtu të bëhen lojëra të tilla. Është një gabim shumë i rëndë dhe më së paku duhet të kërkohët një ndjesë. Të thonë 'Gabuam, nuk e dinim'. Këto gjëra nuk mund të kalonin kështu, pa asnjë lloj reagimi sepse pastaj kemi të drejtë të arrijmë në përfundime të tjera.


EMISIONET