Në qendër të emisionit të sotëm "Ju flet Moska" me Kastrit Myftarajn ishte çështja e ARMO-s. Sipas Myftarajt, ARMO është një gënjeshtër e madhe që duhet të shkrihet. Largimi i ARMO-s sipas Myftaraj do të sjellë shumë përfitime.

Kastriot Myftaraj: Shumë nga ata që lexojnë titullin e emisionit të sotëm do menojnë sikur unë po vihem këtu në rolin e gjithologut, atij që i di të gjitha, por nuk është kështu. Unë pretendoj që të jem së paku në atë rol që Kushtetuta i ve personit që zgjidhet si kryeministër që drejton politikën e përgjithshme në vend. Pra duhet të ketë njohuri të përgjithshme nga politika në të gjitha fushat. Jo se unë marr përsipër rolin e kryeministrit, por modestisht marr rolin që e kanë edhe shumë njerëz në Shqipëri. Shqipëria ka 1 kryeministër po ka shumë shqiptarë që kanë njohuri që i ka ky nen kushtetus që ka të bëjë me kryeministrin.

Si zgjidhet problemi ARMO, që është një nga temat e ditës në këto kohë?

Dje e pamë një spektakël në një emision televiziv dy persona që kanë patur ARMO-n në dy qeveritë e ndryshme, Rezart Taçin që qeverinë e Berishës dhe Besnik Sula në qeverinë e Ramës.

Tani këtu po ti dëgjoje këta të dy si ndërhynin në një emision televiziv ata nxorën prova të mjaftueshme që të futen në burg dhe Sali Berisha dhe Edi Rama, të dy këta dhanë prova të mjaftueshme. Të dyve këtyre nuk i figuron  emri si pronarë që kanë pasur ARMO-n, as zotit Taçi as zotit Sulaj. Njëri ka qenë administrator në një komani që ishte ne emër të motrës së vet. Kurse Besnik Sulaj nuk ka qenë as administrator, por ka qenë vëllai i tij administrator i një kompanie e cila vinte nga offshoret dhe nuk i njihej pronësia. Po atu në offshore ishte edhe emri i zotit Besnik.

Të dy thonë gjëra interesante. Rezart Taçi që e bleu ARMO-n në 2008 dhe e mbajti deri në 2013 tha: "ARMO është blerë 128 mln euro dhe brenda 3 muajsh nga dita e blerjes janë paguar dhe 40 mln  dollarë detyrime të kompanisë. Janë bërë edhe 230 mln euro investime dhe punoi 6 muaj në 5 vjet".

Bëjmë një llogari të thjeshtë. Zoti Taçi kishte 80% të pronësisë së paketës që u shit nga ARMO. Shteti shqiptar shiti 85% të rafinerisë së Ballshit dhe mbajti 15 % në vitin 2008, nga këto 80% që u shitën 80% i mori Taçi në emër të motrës së vet dhe 20% i mori një kompani me një emër amerikan pronarët e të cilës janë të panjohur.

Bëjmë një llogari të thjeshtë. Mirë mor zotëri ti 128 e ke blerë, ke paguar ke paguar 78, ke bërë 230 mln euro investime, 400 mln euro gjithësej. Atëhere 80% të këtyre 400 mln eurove i ke pasur ti, si detyrim për të paguar pra 320 mln euro. Po ku i gjete 320 mln euro? Nga kush burim, ku investove? Dhe që këtu bie pjesa Berisha-Taci.

Pjesa Beso-Rama është akoma më pak e lavdishme në shifra. E kam fjalën për Beson e Tajvanit se Besoja nuk pretendon as vetë që të ketë bërë investime të rreme. Besua thotë i ka bërë ai amerikani që është zhdukur. Kjo komendi nuk mund të vazhdojë më.

Shteti shqiptar ka detyrim të bëjë një gjë tani. Të përfundojë komendia që Shqipëria ka një rafineri nafte. Shqipëria nuk ka pasur kurrë një rafineri nafte. Kur e bënë kinezët rafinerinë e naftës nuk kishte teknologji për këtë u dha një teknologji e vjetëruar për kohën. Tani u ndërtua rafineria me ndërhyrjen e kryeministrit të kohës Mehmet Shuhu në Ballsh larg burimeve të naftës në mënyrë që ti jepte jetë Mallakastrës industri dhe ky ishte një gabim i madh. Solli ndotje të mjedisit duke mos pasur linja transporti. Shteti shqiptar duhet të marrë përsipër borxhin që ka ARMO ndaj bankave dhe pastaj ta shkrijë komplet këtë rafineri të gënjeshtërt, të bëjë një marrëveshje me BE, me BERZH me BB në mënyrë që punëtorët të vihen në punë për rehabilitin e mjedisit. Është bërë një katastrofë mjedisore në Ballsh dhe Mallakastër dhe mund të punojnë 10 vjet fare mirë atje naftëtarët në rehabilitimin e mjedisit. Detyrimi ndaj bankave mund të paguhet me këto kredi afatgjatë si dhe me shitjen e mjedisit të territoreve të rehabilituara. Pastaj të bëhet ajo gjë që bëhet në gjithë botën, që në ato vende që nxirret naftë që kompanitë që nxirren naftë tu jepet e drejta të ndërtojnë edhe rafineri.

Tani kemi dy kompani të mëdha Bankers dhe Shell-in dhe këto mund të ndërtojnë rafineri për naftën që nxirret. Rafineri me teknologji moderne. Kështu zgjidhet e gjithë ajo anomali në tregun e naftës, ajo lojë kriminale që është krijuar që merret nafta re Ballshit përzihet me naftën e importuar dhe shkakton dëmë. I jep mundësi grupeve kriminale që kanë mbështetjen qeveritare në të dy kohët që ta bëjnë këtë lojë.

Pra zhdukja e ARMO-s do të sjellë shumë të mira, të mira mjedisore, fiskale, të mira në tregun e naftës, do zhdukë evazion fiskal, do zhdukë demë mjedosre.

Ballshi është kthyer në një kamp shfarosës.

Pra ka ardhur koha që të pritet si nyje gordian i gjithë ky problem që nuk po sjell edhe të ardhura në buxhetin e shtetit. ARMO që kur është privatizuar nuk ka sjellë të ardhura, por vetëm detyrime.

Është një zgjidhje që në fund të fundit duhet bërë një ditë dhe sado të shtyhet te kjo zgjidhje do vihet.  ARMO është një gënjeshtër shumë e kushtueshme në shumë aspekte dhe zgjidhija më e mirë do të ishte shkrirja e saj.


/Ora News.tv/