Mbrëmjen e sotme në emisionin "Ju Flet Moska" në RTV Ora, moderatori Kastritot Myftaraj trajtoi temën "Shikimi i liderit që parathotë goditjen e shokëve", ku komenton disa foto të vjetëra të Enver Hoxhës me vartës të tij.

Myftaraj: Enver Hoxha ka hyrë në Tiranë si fitimtar bashkë me udhëheqjen komuniste  dhe gjendjet në bulevardin e madh pikërisht në rrëzë të hotel "Dajtit" ku ishte ngritur edhe tribuna e cila do ti drejtohej popullit të kryeqytetit. 

Kur u bë tribuna ku do të fliste Enver Hoxha u harruan të viheshin shkallët dhe kjo ishte një pozitë qesharake. Enver Hoxha duke folur nga tribuna e hotel "Dajtit" dhe i flet diçka Mehmet Shehut, por sytë dhe përqendrimin i ka nga Koçi. E shikonte si njeriun rival kryesor dhe ka kujtuar se këtë lojë ja ka bërë Koçi. 

Të gjithë këtë njerëz kanë dyshim të madh ndaj njeri-tjetrit. Koçi Xoxe do të eleminohej pas 4 vitesh dhe do pushkatohej. Baba Faja pas dy vjetësh do të vritej në rrethana ta dyshimta. Megjithse Shehu në këtë kohë nuk mbante asnjë post të rëndësishm e shihte si rival në ngjitje dhe kërkon që ta përplasë Mehmetin me Koçin, sikurse ndodhi. 

Pas rënies së Koçit u ngrit Mehmeti duke i marrë të gjithë postet e Koçit. Lideri i asaj kohe Enver Hoxha pra fliste me të tjerë dhe vëzhgonte të tjerë. Ky lloj lideri që i punon truri me dy kohë ku me njërin flet dhe me tjetrin vëzhgon si reagon, është shikimi i përjetshëm i liderit dëshmimtar që eliminon shokët. 

I njëjtë është edhe shikimi i liderve të sotëm shqiptarë. 

/Ora News.tv/