Emisioni "Ju flet Moska" i Kastriot Myftaraj u përqëndrua me analizën e tij mbrëmjen e sotmen në tregun e hidrokarbureve.

Myftaraj tha se kompania më e madhe në botë për shitjen e naftës, SHELL, parashikon të futet në tregun shqiptar përmes kompanisë greke "Koral".

Myftaraj thotë se SHELL një Kosovë ka zgjedhur një partner vendas, ndërsa në Shqipëri dhe pse SHELL është e pranishme vetë si kompani me kërkimet për naftën, zgjedh të vije me partner grek.

Për Kastriot Myftaraj, arsyeja e vetme e këtij vendimi është mosgarancia, që do përputhet marka me produktin në treg.

Myftaraj: Përtej ngjarjeve të bujshme politike siç ishte ngjarja e fundit me minoritarin grek me shtetësi të dyfishtë Kaçifas, vrasja e tij në përplasje të armatosur me policinë shqiptare dhe më pas ato manifestimet vorio-epiriote që pasuan.

Këto janë ngjarje që bëjnë bujë dhe diskutohen. Por njëkohësisht kanë ndodhur ose janë duke u zhvilluar disa ngjarje të tjera që nuk janë kaq të bujshme në ecurinë e tyre, por të bujshme bëhen kur prekin xhepat e shqiptarëve. E kam fjalën për disa zhvillime në fushën ekonomike në marrëdhëniet shqiptaro-greke, ku ndodhin gjëra shumë të çuditshme.

Është fjala për kompaninë më të madhe botërore sa i përket shitjes së naftës me pakicë në stacionet e karburanteve, e cila në Kosovë ka filluar të shesë me markën e saj dhe për këtë ka hyrë në partneritet me një kompani vendase kosovare, Albetrol. SHELL ka bërë marrëveshje publike me këtë kompani që në shkurt.

Për momentin zbatimi i marrëveshjes ka një ngërç për shkak se në Kosovë është një kompani tjetër, e cila blen nga të tretë naftë të SHELL dhe e shet. Gjithësesi SHELL ka hyrë në Kosovë drejtëpërdrejtë.Që të shesë naftë në një vend një kompani si SHELL, do të thotë se është e garantuar nga cilësia.

Aty ku ka hyrë SHELL është bërë një revolucion i vërtetë mjedisor.Edhe në Shqipëri do të hyjë SHELL, por  do të hyjë jo drejtëpërdrejtë si në Kosovë, pra në marrëveshje me kompanitë shqiptare, por në marrëveshje me një kompani greke.

Vardis Vardinojanis, miliarder grek i naftës dhe derivateve të saj, ka blerë degën e SHELL për Greqinë që në 2010 dhe ka ndërruar emrin në "Koral". Kjo kompani tani do të hyjë në Shqipëri. Pse jo drejtëpërdrejtë të mos shesë SHELL-i në Shqipëri?

SHELL tani ka një problem, të garantohet marka dhe produkti. Nëse këtu sjell naftë SHELL, nuk duhet të përzihen. Në Shqipëri kemi një prani të SHELL-it më të madhe se në gjithë Ballkanin. Pse duhet të vijë një kompani greke kur SHELL-i është vetë këtu. Arsyeja e vetme është mosgarancia, që do përputhet marka me produktin në treg.

SHELL nuk e merr përsipër vetë këtë dhe thotë këtë risk le ta marrë kompania "Koral" në Greqi. Problemi vjen dhe përqëndrohet tek qeveria shqiptare, shteti shqiptar, ata duhet ti japin përgjigje këtij paradoksi.


/Ora News.tv/