"Ju flet Moska": S'bën dot shtet, kush di të bëjë veç parti-shtet

Emisioni "Ju flet Moska" i Kastriot Myftaraj në RTV Ora kishte në fokus të analizës së tij grabitjen  me armë në Rinas dhe reagimin e shtetit për ngjarjen.

Myftaraj: Në areportin "Nënë Tereza" sot shteti na shfaqet shumë i dobët. Shpjegimi është se "nuk bën dot shtet kush di të bëjë veç parti-shtet".Për fat të keq Edi Rama por edhe Sali Berisha dinë të bëjnë veç parti-shtet, kjo vjen nga e shkuara e tyre. Pavarësisht se Edi Rama është më i ri ai trashëgoi partinë-shtet.Partia e Punës ishte një parti-shtet.Ne themi të bëjmë reformë në drejtësi si në Rumani dhe Kroaci por mos harrojmë se nuk mund të ketë reformë në drejtësi aty ku mbijeton partia-shtet.

Simotra e Partisë Komuniste në Rumani kërkon të bëjë reformën në drejtësi këtu, jo amerikanët të vinë por ufot më të zhvilluara të universit të vinë dhe të thonë këtë gjë kjo nuk besohet.Këtu është verifikuar disa herë gjatë tranzicionit që trashëgimtarja e partisë shtet di të kapë shtetin. Edhe Berisha di ta bëjë këtë po nuk ka një parti të aftë si partia-shtet.

EMISIONET