Mbrëmjen e sotme në emisionin "Ju Flet Moska" në RTV Ora, moderatori Kastriot Myftaraj trajtoi temën "'San Egidio' 2, formulë kapitullimi për opozitën".

Kastriot Myftaraj: Po bëhen disa përpjekje kohët e fundit që krizën politike në Shqipëri ta zgjidhë me një ndërhyrje një fondacion, i cili merret me kriza ndërkombëtare dhe që është "San Egidio", me qëndër në Romë. Në '97 ka bërë një ndërmjetësim në qershor. Është bërë një pakt në 23 qershor në Romë, midis partive politike në Shqipëri dhe ky pakt me 4 pika duhet të garantonte zgjedhje të drejta të 29 qershorit të atij viti. Ky pakt duhet të garantonte palët dhe është tregues se sa të pavlefshme janë paktet kur treguesi në mes nuk ofron garantin. 

Ndërmjetësimi i '97 duhet të ishte i mjaftueshëm që mos mendohej më për një gjë të tillë. Atëherë në "San Egidio" PD me përfaqësues Tritan Shehun nënshkroi kapitullimin e saj. Pra pranoi të merrte pjesë në zgjedhje ku rreth gjysma e territorit kontrollohej nga forca paramilitare, të cilat nuk lejonin as pjesëmarrjen e saj në Komisione. Pra PD normalisht nuk duhej të vinte kandidatë në këtë pjesë të territorit, që kontrollohej nga foca të shpëtimit publikë dhe rezultatin ta njihte vetëm në atë zonë ku kandidonte, pra të bënte një njohje të pjesshme të rezultatit.  

Njohja e pjesshme i prishte punë atyre ndërkombëtarëve, që e kishin sjellë situatën. 

Për më shumë ndiqni videon e plotë të emisionit.

/Ora News.tv/