"Ju flet Moska": Sa komunistë kishte në vitet 1941-1944 dhe sa u vranë

"Ju flet Moska": Sa komunistë kishte në vitet 1941-1944 dhe

Emisioni "Ju flet Moska" nga Kastriot Myftaraj në RTV Ora solli mbrëmjen e sotme një analizë me shifra të asaj që ka ndodhur me Luftën Antifashiste Nacional Çlirimtare.

Myftaraj: Debati për atë që ka ndodhur në Luftën e Dytë Botërore në Shqipëri ka shumë fjalë por në fund të fundit e vërteta shprehet me shifra. Kur flasim  për Luftë Antifashiste Nacional Çlirimtare në Shqipëri, kemi parasysh se u jepet një rol parësor komunistëve, Partisë Komuniste të Shqipërisë si udhëheqëse e luftës. E vërteta shprehet në shifra. Sipas historisë zyrtare të kohës së komunizmit në vitin 1941 në Shqipëri kishte 200 komunistë, ajo që nuk e dimë është se gjysma e tyre ishin nga shqiptarët e ish-Jugosllavisë që kishin ardhur këtu për studime dhe punë. Gjysma ishin gjakovarë. Sipas historisë së Partisë së Punës së Shqipërisë të botuar në kohën e komunizmit dhe sipas historisë së LANÇ të botuar po në kohën e komunizmit, në 29 nëntor 1944, pra me çlirimin e vendit, në Shqipëri kishte 1000 komunistë. Në Shqipëri në luftë u vranë ose vdiqën në luftë 600 komunistë. Me një llogari të thjeshtë del se Shqipëria ka pasur gjithësej 1600 komunistë të angazhuar gjatë Luftës së Dytë Botërore.

EMISIONET