"Ju flet Moska": Sa i ka kartat në rregull Bajram Muçaj?!

"Ju flet Moska": Sa i ka kartat në rregull Bajram Muçaj?!

Emisioni "Ju flet Moska" i është rikthyer sot sërish drejtorit ekzekutiv të Fondit Besa, Bajram Muçaj. Sipas Kastriot Myftaraj, Muçaj është një nga ata persona që  është pasuruar me paratë publike. Myftarja ngre një pyetje: "Sa në rregull i ka kartat Bajram Muçaj?"

Kastriot Myftaraj: Shumë njerëz janë pasuruar me të ardhurat të cilat në të gjithë botën quhen pasuri publike. Këta njerëz kërkojnë të na mbushin mendjen që i kanë "kartat në rregull", siç është ajo shprehja.

Një prej tyre është një person për të cilin kam folur edhe herë tjetër, Bajram Muçaj drejtor ekzekutiv i Fondit Besa.

Disa vjet më parë u vra bankeri më i madh shqiptar, duke pasur parasysh që shumica e bankave janë të huaja. Bankieri më i madh, i ndjeri Artan Santo tre muaj para se të vritej tha "unë jam mister 400 mln euro dhe tani i kam bërë dhe kartat në rregull"!

Kështu u mbyll historia e tij, me të cilin mesa duket nuk merret sot as ata që kanë detyre së paku të zbulojnë vrasjen e tij.

Por këto kohë po krijohet një tjetër bankier, më i madh shqiptar, i cili deri tani ka ekzistuar informalisht. Është zoti Bajram Muçaj drejtori ekzekutiv i Fondit Besa. Edhe ky është një mister 400 mln euro, sepse Fondi Besa 470 mln euro e ka shumën e deklaruar të kredive që ka dhënë, po të flasim me këtë shifër që e jep vetë, po të hyjmë më thellë dalin më tepër. Por duke marrë këtë shifer është "mister 400 mln euro".

Zoti Bajram është pronari i vërtetë i Fondit Besa sepse ashtu e ka ndërtuar skemën, ashtu i ka bërë letrat për të cilat thotë se i ka në rregull. Bajram Muçaj është një person shumë interesant, është një nga ata oligarkë që e kanë vënë shtetin në shërbim të tyre dhe kuptohet si një oligark mund të bëjë ato magjitë për ta vënë shtetin në shërbim të tyre. Bajram Muçaj vjedh pasurinë tuaj, sado e çuditshme duket. Ato qindra milionë euro të cilat ai i përdor për kredi dhe kredi me normë të lartë fitimi, janë ndihma që i vijnë Shqipërisë nga të huajt. Janë fonde të qeverisë shqiptare.

Çfarë ke me Bajram Muçën do të thoni?!

Ja po ju tregoj një skemë të thjeshtë sesi manipulon ai dhe gjykoni ju vetë.

Nëse   merrni kartat e Fondit Besa të cilat Bajrami thotë se i ka në rregull do shikoni se atje Bajrami ka 12% të aksioneve. Fondi Besa ka qenë një OJF me emrin Fondacioni Besa që kishte po drejtor Bajramin , që në 2008 u shndërrua në Fondi Besa, dikur ka qenë në pronësi të fondacionit SOROS, tani është SH.A, aty Bajrami ka 12 % të aksioneve.

Çfarë ndodh?!

75% të aksioneve i ka një OJF, e quajtur ABC (Albanian Besa Capital).

Fondi Besa është një shoqëri tregtrare fitim prurëse, kështu deklarohet edhe në dokumentat e vetë,

Por, për të maskuar pronësinë e vetë mbi Fondin Besa, çfarë bën Bajrami? Në letrat e Fondit Besa, Bajrami ka vetëm 12%, 75% i ka një OJF dhe pjesën tjetër e kanë nja 30-40 individë që kanë nga 0.2-0.3% sic është ajo loja që në letër këto organizata krijohen nga ndërkombëtarët dhe pastaj duhet të vihen në pronësi sa më të gjerë publike. Ka marrë Bajrami nja 30 veta i ka dhënë 12 % të aksioneve nga 0.3-0.4 % ku aty ka shumë me mbiemrin Muçaj  dhe duhet bërë një analogji. Bajrami është nga Leshnja e Skraparit, mund të ishte kudo, por kjo thjesht për të parë gjenealogjinë se sa Muçaj ka atje që kanë marrë aksione.

Çfarë ndodh tani?!

Shumicën e aksioneve të kësaj SH.A 75.37% i zotëron kjo OJF, ABC. Pra një OJF zotëron 75% të aksioneve mbi një kompani tregtare fitimprurëse, atëherë kjo OJF nuk është më jo fitimpruruëse. Sekreti është që drejtori ekzekutiv pra pronari i OJF, i ABC është po Bajram Muçaj që është edhe drejtor ekzekutiv i Fondit Besa.

Fondi Besa u krijua në 11 korrik 2008, në 19 shtator të atij viti krijohet edhe ABC. Pra Fondi Besa na doli nga Fondacioni Besa i cili ishte organizata jo fitimprurëse e krijuar nga Fondacioni SOROS. Pra Fondi Besa u krijua që ABC, një OJF e SOROS të ushtronte veprimtari fitimprurëse. Këtu është e gjithë hilja, dhe mashtrimi që bëhet dhe ajo skema e shmangies së taksave, abuzimit me paratë e shqiptarëve.

Me Bajramin do të merrem edhe vitin e ardhshëm. Por sot desha të shtroj këtë pyetje: Sa në rregull i ka kartat Bajrami, si parathënie për Bajramin për vitin 2018.

EMISIONET