Kastriot Myftaraj në rubrikën e tij "Ju flet Moska" referuar ngjarjeve të sotme, duke nisur nga deklarata e BE për nenin e ekstradimit thotë se mafia shqiptare u legalizua. Por pyetja që ngre Myftaraj është sa do të na shërbejë kjo?

Myftaraj: Disa gjëra sa të çuditshme aq edhe domethënëse kanë ndodhur sot në lidhje me atë që mund të quhet si çështja e vëllezërve Xhafaj.

Problemi është se ka ndodhur disa gjëra që të marra në tërësinë e tyre në formojnë një mozaik, i cili ka një fjali që lexohet. Sot është është një datë e caktuar, është legalizuar mafia shqiptare. Nuk ka si i interpreton ndryshe këto që i interpreton sot dhe koha do të tregojë sa do të na shërbejë kjo gjë. Ka njerëz që thonë me cinizmë që "epo mirë meqë përfitojnë dicka, çtë keqe ka janë marrë të tjerët me mafie, pse mos merremi ne shqiptarët".

Kur them është legalizuar mafia shqiptare kam parasysh disa detaje të ngjarjeve të sotme. Dita e sotme u hap mediatikisht me një njoftim i Zërit të Amerikës.

Zëri i Amerikës u interesua herët për të marrë një prononcim nga zyra e BE në Tiranë. Pyëtja ishte për atë nenin e famshëm të ekstradimit.

Zyra e BE i ktheu Zërit të Amerikës një përgjigje interesante. Në thelb është ai nen që ishte. Fjala në thelb le vend për shumë interpretime.  

Nësër mund të thuhet "unë thashë në thelb ai është por ka disa ndryshime. Pra përgjigjja është jo angazhuese. Përvec kësaj të bën përshtypje edhe fakti që Zëri i Amerikës i drejtohet BE për një nen kyc të reformës në drejtësi që e ka marrë përsipër qeveria amerikane.

Që kur ka ardhur ambasadori amerikan  që është sot në Shqipëri e ka përsëritur disa herë që është qeveria e SHBA që e ka marrë përsipër reformën në drejtësi. Atëhere pse Zëri i Amerikës nuk i është drejtuar një zyre të qeverisë të SHBA, departamentit të Drejtësisë, ndoshta dhe Updatit.

Arsyeja kuptohet se nuk ju drejtuar. Sepse SHBA nuk donin të angazhoheshin në një gjë që po të hetohet duket qartë. Mjafton vetëm përgjigja që ka dhënë Euralius që në thelb është ai që ishte.

Zëri i Amerikës nuk i drejtohet SHBA sepse ka falsifikim. Sepse duhet ato robat e pista që ka lënë ky bashkëpunimi me Xhafajt duhet ti lajë zyra e BE, sepse është specializuar për lavatrice zonja Vlahutin.

Na ngrihet vëllai i ministrit dhe thotë unë do ik të vuaj dënimin në Itali dhe Italia e merr dhe e con në burg. Lind pyetja pse nuk zbatohen garancitë proceduriale për Agron Xhafën, sipas nenit përkatës për ekstradimin që kërkon të jepet garanci për rishikimin e procesit? Pse na e morën brenda ditës këtë sapo bëri deklaratën?

Pra para se të shprehej Rama për cështjen Xhafaj, na u nis Agroni duke shkelur edhe garancitë proceduriale.

Problemi është se Italia nuk e njeh as këtë nen, nuk njeh as pretendimin për shkelje të drejtash sepse zotëria mund të paraqitej, pavarësisht se thotë nuk më dhanë vizë. Nuk ka dokumente që ka kërkuar vizë.

Pastaj del ministri Xhafaj dhe thotë më thoni cilin ligj kam shkelur. Por që të vërtetohet se cilin ligj ka shkelur do të mjaftonte një hetim që nuk mund të bëhet sa kohë është Xhafaj ministër. Për atë se si është e mundur që ky vendim nuk është zbatuar, kur paska një vendim në bazë të të cilit vëllai i ministrit shkoi në burg sot në Itali. A ka ardhur ky vendim, pse nuk është proceduar sipas ligjeve, për këtë duhet një hetim.

Pastaj del Rama dhe thotë që përgjimi është mashtrim, e kemi bërë analizën në një laborator të huaj. Kush e pagoi? Me cilat para e bërë? E ka bërë prokuroria dhe ti dha ty? E dyta, bëj sa të duash eksperiza, fakti që Agron Xhafaj e pranoi përgjegjësinë dhe shkoi në burg sot në Itali, atëhere nuk është ndonjë cudi që Agron Xhafaj të merrej me ndonjë pisllik të vogël. Kjo është llogjike që do merrej me ndonjë pisllik të vogël. Dmth shkurt, sot duke e mbrojtur Xhafën dhe vëllain e tij u pohua licena e mafias shqiptare. Them që do të na dalë shumë keq, por uroj që mos na dalë aq keq sa më duket mua.


/Ora News.tv/