Mbrëmjen e sotme në emisionin “Ju Flet Moska”, moderatori i saj Kastriot Myftaraj komentoi temën “Rudina Hajdaraj bëhet deputete Rudina Hajdari.”

Myftaraj ngre dyshime se Rudina Hajdari pas kthimit nga Amerika, për t’ju futur më pas politikës, e ndryshoi mbiemrin nga Hajdaraj në Hajdari.

Myftaraj: Kujt i bëhen gabime në shkrimin e emrit, nuk mund të marrë shërbime, siç i themi ne populli i thjeshtë. Por çfarë ndodh nëse je deputet. Nëse je deputet mund t’i shpërfillësh këto rregulla. Në Parlment është Rudina që prezantohet si Rudina Hajdari, vajza e Azem Hajdarit. Problemi është se në regjistër egziston një person me emrin Rudina Hajdari.

Në regjistër shohim e treta në radhë është zonja Rudina Hajdaraj dhe amësia, e të gjitha, edhe nëna e saj që nuk është qytetare e thjeshtë, por gjyqtare e njohur, Fatmira Hajdaraj, njihet me mbiemrin Hajdari. Pse zonja Rudina Hajdaraj na paraqitet si deputete me emrin Rudina Hajdari. Të njëjtën gjë bëri dhe babi i saj. Çfarë arsyeje kishte? 

Nëse nuk i pëlqente të bënte një gjyq të thjeshtë dhe ta ndryshonte. Pse u kujtua kur u bë deputet?

Rudina na vjen nga Amerika me mbiemrin Hajdaraj, pastaj e ndryshoi në Hajdari. Nuk duhet ta kishin lënë të hynte në Parlament. Ata që e pranuan kishin dhe disa arsye të tjera mosdorëzimin e mandatit. 

/Ora News.tv/