Gazetari Kastriot Myftaraj në emisionin e tij "Ju flet Moska" thotë se Rruga Nish-Prishtinë-Durrës do të na kushtojë edhe 1 miliard euro.

Myftaraj: Kështu duket se qenka e thënë se duhet të përsëritet dhe historia e rrugës së famshme Durrës-Kukës, e quajtur rruga e Kombit, e cila është vërtetë një bosht me rëndësi të madhe kombëtare për lidhjen e Shqipërisë me Kosovën. Me këtë rrugë është lidhur edhe historia e famshme e ndërtimit të saj për të cilën u tha nga Prokuroria se ishte abuzuar nga qeveria e kaluar e zotit Berisha me masën 230 milionë euro, ku Ministri i Transportit në kohën që u nënshkrua kontrata ishte lideri i sotëm i opozitës, Lulzim Basha. Dihet si shkoi kjo histori, u mbyll çështja për arsye proceduriale pa u gjykuar në themel. Opozita vazhdon ia përmend, e ka në dy-tre çështjet më të rëndësishme. Dmth, opozita e kohës kur ndodhi ngjarja dhe qeveria e sotme e kanë retorikën e vet në 2-3 çështje më të rëndësishme që i përmend opozitës së sotme, ku është fjala për korrupsione, për shpërdorime të parave të publikut. Por, historia përsëritet dy herë.

Qeveria e z.Berisha mori një vendim për ta ndërtuar këtë rrugë përtej kostos së saj duke shpërdoruar, duke vjedhur po ta themi 230 milionë euro. Tani kur bëhet fjalë për paratë e popullit, nuk ka rëndësi nëse i shkojnë atij që e ndërton si shpërblim që të bëjë favore politike diku tjetër, e kam fjalën këtu për kompanitë e mëdha ndërkombëtare që i kanë këto mundësi. Rëndësi ka që paratë e shqiptarëve, paratë e dala nga taksat tona, nga ato që duhet të ishin të ardhura publike të përdorura për punë publike në Shqipëri shpërdorohen. Tani po zhvillohet akti i dytë i kësaj drame dhe duke qenë se ai që ne e quajmë boshti Durrës-Kukës apo rruga e Kombit është dhe rruga e natyrshme e lidhjes së bregdetit Adriatik me Ballkanin Qendror. Pra rruga e natyrshme e lidhjes së Serbisë me detin Adriatik ku më i favorshëm dhe më i mundshëm është një dalje në portet e Shqipërisë, në Shëngjin, në Durrës, atëherë Serbia vendos ta shfrytëzojë ndërtimin e kësaj rruge që është bërë me shumë mund, me shumë shpenzime nga Shqipëria e Kosova, ku në të dy palët bënë rreth 1 miliard euro dhe vendos që të ndërtojë. Këtu shikoni segmentin që niset nga Nishi në Serbi dhe më lart nga Beogradi dhe duke u lidhur me rrugën e Kombit, pra me autostradën e re në Kosovë e Shqipëri dhe del në Durrës.

Pra Serbia çfarë bën? Tani kërkon ta ndërtojë segmentin e saj, por kërkon ta ndërtojë jo me paratë e saj, por me paratë e BE. Atëherë, si mjeshtra që janë serbët në propagandë i vënë një emër, Rruga e Paqes për të tërhequr vëmendjen e Brukselit. Tani ndërtojnë segmentin nga Nishi në Merdar. Nishi është aty ku bashkohet ai trekëndëshi imagjinar, skaji i djathtë, Merdara është në kufi me Kosovën, vendkalimi kufitar dhe do jetë gjithsej 77 km. Sipas deklaratave që ka bërë qeveria serbe, Ministrja për Ndërtim, Infrastrukturë dhe Komunikacionet e Serbisë, Zorana Melovic, ky segment prej 77 km në këtë itinerar do kushtojë 800 milionë euro. Terreni është fushor, shumë ura nuk ka, tunele shumë pak ka, nuk është si terreni malor shumë i thyer i segmentit Rrëshen-Kalimash. Megjithatë, kjo rrugë ka kushtuar kaq, si duket serbët e kanë lëshuar dorën sepse do të jenë paratë e BE që do ta mbulojnë këtë projekt. Serbia ka arritur të tërheqë vëmendjen e BE që të sigurojë fondet e Bankës Evropiane për Integrim dhe Zhvillim dhe të fondit të BE për Ballkanin Perëndimor. Serbia arrin të sigurojë korridorin 10 që del nga Evropa Qendrore, nga Austria, Salsburgu në Budapest, del në Beograd, në Nish dhe shkon në Selanik. Ky është një korridor evropian që e përfshin Serbinë si një shtet midis disa vendeve evropiane, pra ishte e pamundur të mos kalonte në Serbi.

Por, ndërtimi i korridorit 10 dhe ndërtimi i korridorit që mund ta quajmë nga Nishi në Durrës, bën që Serbia të gjitha këto punë të mëdha publike në territorin e vet autostrada të nivelit evropian, ti bëjë me paratë e BE. Atëherë Shqipëria që i bëri me paratë e veta se Banka Botërore na tha, nuk financojmë projekte të tilla, janë projekte luksi, gati sa nuk thanë nacionaliste. BE nuk pranoi të financonte rrugën e Kombit, mirëpo tani që rruga e Kombit do të bëhet pjesë e këtij boshti të ri, autostradës së parë siç e quajnë serbët dhe do financohet nga BE, qeveria shqiptare duhet që me forcë të madhe të thotë në Bruksel: Nëse paratë i jepen Serbisë, 800 milionë euro për këtë, të na jepen dhe ne të kompensohemi dhe ne për paratë si shtet shqiptar, për paratë që kemi përdorur për këtë rrugë dhe ato ti përdorim për një gjë tjetër. Psh, ato para që u përdorën për ndërtimin e rrugës së Kombit, mund të përdoren për boshtin e jugut që e ka harruar kryeministri sot.  E përmendte boshtin e jugut, që lidh Tiranën, del në Berat, Gjirokastër, Tepelenë, andej. Pra, tani unë e kuptoj që po të shkojë kryeministri shqiptar në Bruksel të flasë me këtë gjuhë, i mbetet qejfi Vuçiçit. Mërzitet Vuçiçi se e di që BE nuk mund ti japë paratë për të dyja, ose do ti thotë ti ndajmë përgjysmë, kaq të merrni ju, kaq ju. Dhe për zotin Kryeministër, z.Edi Rama, qejfi i Vuçiçit është më i rëndësishëm se interesat e shqiptarëve mesa duket sepse hesht për këtë gjë.

Por të mos harrojmë një gjë. Vepra penale kryhet me veprim, me mosveprim. Sali Berisha, Lulzim Basha në rrugën e Kombit e kryen veprën penale, megjithëse nuk u dënuan e kryen veprën penale me veprim. Pra bënë një ndërtim, një punë publike me një kosto 230 milionë euro më lart. I shpërdoruam 230 milionë euro nga paratë e shqiptarëve. Z.Rama tani po e kryen veprën penale me të vetët, me mosveprim, domethënë duke mos kërkuar kompensim financiar që është i ligjshëm për ne shqiptarët nga BE, ashtu siç po u jepet serbëve për këtë projekt, që është i përbashkët tani, nuk është më i ndarë. Është autostrada e Paqes, pra abuzimi është i njëjtë. Veçse në këtë rast, z.Rama po abuzon me trefishin e shumës, jo me 230 milionë euro, me të gjithë shumën. Pra, këta dinë ta zhvillojnë korrupsionin e Saliut, ta zhvillojnë përpara.

/Ora News.tv/