"Ju flet Moska" edhe këtë të hënë kishte në fokus abuzimet e kreut të Fondit Shqiptar të Zhvillimit Benet Beci. Kastriot Myftaraj krahasoi rrugën që të çon tek vila e tij dhe atë të lumit të Vlorës, bërë të nënvizuar dallimin e madh të standartit të cilësisë me të cilën punon ky Fond.

Myftaraj tha se Prokuroria e cila tashmë ka nisur hetime për rrugët, duhet të hetojë edhe rrugët e ndërtuar nga FSHZH.

Myftaraj: Disa oligarkë të cilët kanë në dorë punët publike me para publike ose të taksapaguesve shqiptarë ose të ndihmave të huaja për Shqipërinë dhe kur flas për punë publike kam parasysh rrugë, Ujësjellësa, ura, spitale. Një nga mënyrat si shprehin arrogancën është cilësia kur ndërtojnë për vete qoftë personalisht, qoftë në një rrugë që do të jetë në shërbim të tyre ose në përdorim prej tyre, familjes tyre për pjesën më të madhe të kohës dhe kur ndërtojnë për publikun ku rrallë do t'iu takojë të kalojnë, ose asnjëherë. Këtij lloji oligarkësh me këtë histori i përket Benet Beci, drejtor zyrtarisht i Fondit Shqiptar të Zhvillimit po faktikisht pronar me qindra milionë euro në dispozicion.

Rruga që të çon në vilën e Becit në Yzberisht e ndërtuar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit. Problemi me këtë rrugë është se nuk ka asnjë të metë, mund të merret si modeli i cilësisë sesi duhen ndërtuar rrugët. Nëse do të vinin kontrollorët e huaj do të mbeteshin shumë të kënaqur. Nuk do të kishin çfarë të thonin. Është e standarteve të rrugëve që gjenden në vendet më të zhvilluara të vendeve të BE. Problemi është se është unike, ndryshe nga rrugë të tjera rrugë të financuara me fonde të kanalizuara nga  qeveria shqiptare dhe donatorët e huaj përmes Fondit Shqiptar të Zhvillimit.

Duke qenë rruga e shtëpisë së tij e ka bërë me cilësinë më të lartë, ata që punonin e dinin se kjo është rruga e shefit të madh. Por nëse e përdorim këtë rrugë si standard do të shikojmë se ndryshojnë shumë nga rrugët e tjera të ndërtuar nga FSHZH, ndër to dhe rruga e lumit të Vlorës për të cilën është aq i përkushtuar kryeministri Rama, së paku kështu e ka shprehur.

Një rrugë për të cilën janë dhënë 80 milion dollarë. Punimet që ka marrë përsipër FSHZH me kredinë e donatorëve të haj dhe paratë e buxhetit të shtetit është një rrugë që do të ketë një histori të hidhur si shumica e ndërtimeve infrastrukturore në vendin tonë dhe që tani nuk paralajmëron asgjë të mirë.

Shoqëria Arifaj e ka marrë si nënkontraktore si rrugë, si kontraktore e ka fituar një shoqëri bullgare që nuk paraqitet fare. Marrin zhavorr në shtratine lumit të Vlorës pranë urës së Drashovicës, punime pa supervizim.  Mungon procesi i supervizimit për hedhjen e zhavorrit, cili sipervizor do të nëshkruante për të marrë zhavorr me një afërsi kaq kërcënuese me një urë të madhe  si ura e Drashovicës. Kanë përfituar ngaqë lumi nuk ka prurje ose janë të kufizuara. Po shkatërrojnë lumenjtë.

 Ata ambjentalistë, aktivistë mjedisorë që po dalin me të madhe për Vjosën pse nuk flasin për Shushicën, lumin e Vlorës që po shkatërrohet. Kush është më kërcënues, nxjerrja e zhavorrit nga lumi që shkatërron shtratin dhe brigjet apo ndërtimi i HEC-eve që tek e fundit prodhon energji të pastër? Nuk dua të dal në mbrojtje të asaj që po bëhet në Vjosë por kjo heshtje më vë në dyshim.  Nga mënyra si po ndërtohet shenjat janë që kjo rrugë e lumit të Vlorës që po bën FSHZH do të ketë fatin e rrugës së Qafë Shtamës që e bëri po ky fond dhe dihet si ka përfunduar sot, sikur është një rrugë në Siri e bombarduar. Këto janë paratë e të gjithë ne si taksapagues. Janë para, para së gjithash të donatorëve të huaj. Prokuroria që ka nisur disa hetime për rrugët duhet të futet thellë dhe këtu në këto punët e Benetit. 

Prokurorët dhe oficerët e policisë gjyqësore duhet të mësojnë dhe vetë pak se cilat janë standartet e rrugëve, të lexojnë që të kuptojnë. Mjafton të studiojnë parametrat e rrugës së shtëpisë së Benetit dhe e kuptojnë se cili është standarti.Nga ai standart duhet ti gjykojnë të gjitha rrugët që ka ndërtuar Fondi. Megjithëse ajo është një rrugë që në letër duhet të ketë më pak harxhime se disa rrugë të tjera. Hetimi të thellohet. Ditët në vijim do të sjell video për cilësinë e rrugëve të tij, po të jetë nevoja do ti bëjmë dhe një ekspertizë kësaj rrugës së shtëpisë. Rruga e vilës së Benet Becit është rruga që do ta çonte në burg atë nëse do të kishte një drejtësi vërtet të prirur për ti dënuar këta oligarkë.


/Ora News.tv/