"Ju flet Moska": Pyetje Ngjelës për vizitën e tij në Beograd në 1993

"Ju flet Moska": Pyetje Ngjelës për vizitën e tij

Emisioni "Ju flet Moska" nga Kastriot Myftaraj në Rtv Ora News analizoi mbrëmjen e sotme vizitën e avokatit Spartak Ngjela në Beograd në vitin 1993.

Myftaraj: Në fund të dhjetorit të vitit 1992, presidenti Xhorxh Bush i vjetri bëri atë që quhet "paralajmërimi i Krishtlindjeve", një paralajmërim për Millosheviçin dhe Serbinë që të mos e zgjeronte luftën dhe në Kosovë ndryshe SHBA do të ndërhynin jo vetëm në Kosovë por edhe në Serbi.

Ishte paralajmërim që vinte sepse në vitet '91-'92 ushtria jugosllave e dominuar nga serbët ishte tërhequr për shkak të nevojave të luftës. Dhe kishte shenja që kishte nisur të rikthehej në Kosovë. Paralajmërimi u përsëirit në 1993 edhe nga administrata e re e Klinton. Serbia e mori seriozisht paralajmërimin se amerikanët mund të ndërhynin në Kosovë ushtarakisht.

Për këtë arsye serbërt deshën të bëjnë diçka që t'ia lënë fajin Shqipërisë për këtë që po ndodh dhe në gazetën më të madhe të opozitës në Shqipëri  "Koha Jonë", opozita ishte PS dhe në pushtet ishte PD, në 24 mars 1993 botohet një artikull "Tanket shqiptare drejt verilindjes".

Artikulli shkaktoi reagim të madh në mediat serbe dhe ndërkombëtare, në mediat e Beogradit u interpretua si provë e faktit se ushtria shqiptare po rreshtohet në kufirin e Kosovës, do të nisë lufta në Kosovë, lufta e terroristëve shqiptarë siç thoshin ata.

Ata i kërkonin qeverisë që të çonte trupa shtesë në Kosovë. Ishte një shkak që  qeveria e Beogradit të anashkalonte ultimatumin amerikan. Qeveria shqiptare reagoi ashtu siç duhej të kishte reaguar çdo qeveri.

Këto nuk janë lajme, kjo nuk është gazetari, janë operacione të shërbimeve të fshehta që bëhen në media. Qeveria shqiptare arrestoi kryeredaktorin e gazetës dhe avokati mbrojtës i këtij zotërie ishte Spartak Ngjela. Kur bëhen operacine të tilla nga shërbimet e fshehta, në këtë rast shërbimi i fshehtë serb, del një jurist garant.

Teza e avokatit ishte se duhet të jemi krenar nga lëvizja e tankeve.Por avokati nuk ishte njeri kaq i thjeshtë. Dy muaj më vonë shkoi në Beograd si politikan i lartë i një partie të opozitës së kohës. Pas arrestimit të kryeredaktorit të gazetës që u lirua, avokati shpallet drejtor i gazetës.

Mori përsipër të gjitha këto që po ndodhnin. Vimë pastaj te vizita interesante në Beograd. Ishte koha kur Serbia ishte në embargo për shkak të luftës në Bosnje dhe Kroaci, Serbia ishte përjashtuar nga OKB dhe të gjitha organizmat ndërkombëtare. Ishte vend i izoluar nga bashkësia ndërkombëtare.


EMISIONET