"Ju flet Moska": Pse PD po shkon pashmangshëm drejt "varrit" politik

"Ju flet Moska": Pse PD po shkon pashmangshëm drejt

Kastrito Myftaraj në emisionin "Ju flet Moska" ka folur për Partinë Demokratike. Sipas tij PD po shkon pashmangshëm drejt "varrit" politik.

Myftaraj: Ka disa rregulla të pashkruara në politikë. Në vendet e varfëra ku zhgënjimi nga politika është i madh jeta e partive politike është e shkurtër. Partitë politike në vendet e varfëra rriten me premtime të cuditshme dhe në fund vdesin si organizma.

PD po e përfundon ciklin e jetës së saj sipas këtij ligji. U krijua në një vend të varfer, u rrit me premtime dhe shpresa të jashtëzakonshme, zhgënjeu për arsye sepse në dallim na Partia e Punës, rivalia e saj dhe ndaj së cilës doli si alternativë, PD kishte ushqyer shpresa të jashtëzakonshme.

Këto ia shkurtuan ciklin e jetës. Në vendet e varfëra ku jeta e partive është e shkurtër, partitë mund ta zgjatin jetën vetëm duke përdorur dy mënyra, frikën dhe blerjen e votës. Partia Demokristian në Itali në kohën e luftës fitonte në Sicili. Habiteshin të gjithë sesi në pjesën më të varfër të Italisë, jugu i Italisë ishte hambari i votave i të djathëve kur duhet të ishte i të majtëve dhe u vërtetua që votat ia siguronte mafia.

Problemi i PD nuk është lidershipi, është thjesht se ka mbyllur ciklin e jetës së saj një parti e një vendi të varfër që iu shkurtua jeta nga zhgënjimi i njerëzve të një partie që linid me iluzione dhe premtime t mëdha dhe natyrshëm do vdesë politikisht më shpejt se PS, ish parti e punës. Kjo nuk do të thotë se do ketë një jetë më të gjatë PS. PS nuk ka asgjë për tu kënaqur me vdekjen e shpejtë të PD. Sepse ato mbajnë njëra tjetrën.

PS e ka mbështetur ekzistencën e saj mbi atë demonizimin të rivales së saj me Berishën në sfond si njeriun që drejton partinë dhe vajtja në varrezën politike do ta tërheqë edhe të kundërtën e saj.

Kuvendi i fundit i PD ishte prova se nuk ka ca ti bëhet kësaj partie, nuk ka shpëtim nga vdekja politike. Kreu i partisë thotë se pranuam marrëveshjen me Ramën se na u bë presion nga ndërkombëtarët dhe nuk del asnjë nga salli ti thotë si tu bë presion. Nëse tu bë presion tu bë me gjëra nga e shkuara jote.

Fakti që PD po vdes politikisht kuptohet dhe ngaqe në Kuvendin e saj të para pak ditëve zëri më kritik ishte një ish-burokrtat lokal nga Kukësi, Ipsen Elezi. Edhe emri ka atë simpolikën e vet, Ipseni ishte një dramaturk Enrik Ipseni që ka bërë dramën Shtëpia e Kukullës. PD tani është bërë shtëpia e kukullave të Ipsenëve. Ipsenët janë kukullat e rebeluara të PD. Ky zotëria për vite të tëra kur ishte PD në pushte ka qenë kreu i PD në Kukës. Ai nuk foli kurrë për fenomenet e këqija të partisë. Nuk foli sepse ishte akomoduar në atë mënyrën e vetë. Tani del e flet sikur ska përgjegjësi. Jo! Ka qindra Ipsenë provincialë që janë përgjegjës për atë që i ndodhi PD kur ishte në pushtet. Mbi supet  e këtyre u ngritën abuzuesit e mëdhenj. Ata që e zhgënjyen popullin nga kjo parti. Ndoshta një nga partitë e lindura më me shumë shpresa në gjithë europën ish-komuniste. Çfarë solli si alternative Ipseni në fjalimin e vet. Do ta shikojë PD me një farë Tomor Alizoti dhe nuk i thotë nga doli ky njeri një vit para zgjedhjeve në 2016. Ku ishte ky, ku jetonte dhe ku na u shfaq? Na u shfaq në programin e Fevizut se janë kushërinj. Aty na filloi të bëhet i njohur dhe u katapultua në krye të një seksioni të PD.

Kjo është sëmundja vdekje prurëse e PD që edhe tani ku duhet të kishte një debat të thellë për atë që ka, në fakt dëgjojmë burokratë demokratë që nuk e nisin nga përgjegjësia e tyre dhe flasin për përgjegjësitë e të tjerëve dhe rekomandojnë njerëz që sa më larg ti rrinë PD aq më mirë është.

Pastaj janë të tjerët që guxojnë e dalin, si Astrit Patozi. Një njeri që ska teserën e PD, ka qenë në partinë e Skënder Gjinushit bashkë me Mero Bazen. Të dy janë shok të ngushtë dhe pinë kafe nga blloku. I vetmi që nuk shahet në rubrikën e Mero Bazës është Astrit Patozi.

Sot PD po vuan një ironi të madhe. E gjithë fushata e këtyre Patozë me shokë ideohet në editorialet e Mero Bazes i cili sot është gazetari më i afërt me Edi Ramën. Nuk del askush të dalë të flasë me këtë gjuhë në Kuvendin e partisë, të kërkojë llogari ti thotë kryetari pse e lejon këtë.


EMISIONET