Ju flet Moska: Pse nuk erdhi në Shqipëri mbreti Abdullah i Jordanisë?

Ju flet Moska: Pse nuk erdhi në Shqipëri mbreti Abdullah i

Kastriot Myftaraj: Ditën e hënë në Tiranë u mbajt një konferencë ndërkombëtare për luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm duke u nënkuptuar këtu ekstremizmi islamik, siç e dinë të gjithë, ndonëse nuk përmendet.

Kryeministri Rama i kishte dhënë shumë rëndësi kësaj konference. Që në janar, ai u mor vesh për këtë me mbretin Abdullah, i dyti i Jordanisë. Konferenca vetë ishte pjesë e atij që quhet procesi i Akabës.

Akaba është një qytet në skajin jugor të Jordanisë. Në atë qytet është mbajtur konferenca e parë dhe quhet procesi i Akabës për trajtimin e çështjeve të ekstremizmit islamik, gjetjen e zgjidhjeve. E ka shumë përzemër këtë çështje mbreti i Jordanisë, Abudalli i dytë. Është një njeri shumë i vlerësuar nga perëndimi sepse babai i tij dhe ky janë mësuar të shesin fjalë në perëndim si islamikë të moderuar. E luajnë shumë bukur këtë rol duke marrë para nga perëndimi, duke shpërdoruar e duke jetuar në luks e duke marrë dhe pasojat e qeverisjes së brendshme.

Kryeministri Rama pati një të papritur sepse mbreti Abdullah nuk erdhi në konferencë, megjithëse ishte lajmëruar prania e tij, por dërgoi një të ashtuquajtur Princ, i cili është i 11-të në rradhën e trashëgimtarëve të fronit, Princi Gazi.

Mbreti, nuk erdhi thotë për shkak të nevojave. Përse nuk erdhi mbreti, arsyen nuk e thotë Rama. Arsyeja është sepse në ditët para konferencës, populli jordanez u ngrit në protesta të mëdha për shkak të gjendjes ekonomike të vendit. Këto protesta koinciduan me udhëtimin e mbretit në Europë, në Shqipëri.

Poppulli jordanez e gjeti rastin kur u bë e ditur se mbreti kishte në axhendë një udhëtim në Shqipëri për procesin e Akabës. Atëherë populli jordanez nuk e duroi dot më këtë përrallë ku mbreti udhëton nëpër botë duke shitur retorikë për islamin e moderuar dhe jeton në luks.

Populli u ngrit pikërisht për të prishur këtë maskaradë të mbretit me Ramën.

Populli jordanez  nuk mund ta duronte më të bëhej në rolin e shikuesit dhe të adhuruesit kur ky palaço politik i një dinastie paliaçeske shëtit botën dhe i thotë popullit të tij: Shikoni sa më vlerësojnë mua si figurë botërore për shkak se kam krijuar një islam të moderuar që nuk dihet se kush e pranon. Por ishte populli shqiptar që duhet të ngrihej dhe t’ia tregonte këto paliaçata të konferencës, tu thoshte mjaft me këto përalla sepse kur përdor fjalën ‘palaço’ dhe ‘paliaçata’ jam plotësisht i vetëdijshëm ndodhi diçka baraz sikur ta deklarojnë veten palaço politik ndërkombëtar, të gjithë pjesëmarrësit.

Çfarë ndodhi? Tani që populli jordanez u ngrit në protesta, kishte ndryshim qëndrimi tek kjo sjellja e princit që reflekton sjelljen e mbretit. Ai tha një gjë shumë interesante. Tha: “Zgjidhjet për islamin nuk duhet të vijnë nga jashtë islamit, por duhet të vijnë nga brenda.” Pikërisht për këtë gjë e akuzojnë mbretin  Abdullah kundërshtarët e tij në botën islame. Që ti merr zgjidhje nga Perëndimi dhe kërkon ti zbatosh në botën islame. Tani që u ngrit populli i tyre në protesta ekonomike, këta duan ta modifikojnë atë paliaçatën e tyre politike dhe kjo pastaj vlen për zotin kryeministër Rama, i cili kërkon të krijojë këtu një islam që e ka në fantazinë e vet dhe të disa burokratëve perëndimorë të moderuar, gjë e cila ka dështuar sepse ata ekstremistët do vazhdojnë të lexojnë ato librat ku thuhen ato që thuhen për dhunën e urrejtjen dhe nuk do ndikohen nga këto.


EMISIONET