Emisioni "Ju flet Moska" i Kastriot Myftaraj hodhi parashikimin mbrëmjen e sotme për mundësinë e një mandati të tretë për PS. Myftaraj e lidh këtë fakt me mbështetjen e të huajve për Ramën.

Myftaraj: Është një fakt tashmë për të gjithë ata që kanë njohuri në politikë se Shqipëria po shkon drejt të parës periudhë pas viteve '90 ku mesa duket do të kemi një mandat të tretë të një partie, madje të një partie te vetme, PS. Megjithëse sapo ka nisur mandatin e dytë, ndoshta dhe për këtë arsye, shenjat janë të qarta.Tranzicioni politik shqiptar, kjo fazë mes regjimit komunist dhe BE, është e ndarë në disa mandate 8 vjeçare të forcave politike të majta dhe të djathta. Nga viti '92 në fillim merr dy mandate PD por i ndërpritet njëri mandat në '97. Pastaj merr dy mandate PS dhe i bën të dy me ato luhatjet e brendshme. Në 2005 merr PD dy mandate bashkë me aleatët. Në 2013 është PS që ka marrë tashmë dy mandate, në fillim me aleatë dhe në 2017 e vetme. Tani kemi një zhvillim të veçantë në kuptimin që të huajt me sa duket po e mbështesin, po e nxisin partinë në pushtet dhe liderin e saj Edi Rama që të akumulojë sa më shumë pushtet. 

Nuk është se këtë gjë nuk e ka bërë Sali Berisha më parë apo nuk është përpjekur Fatos Nano, apo Ilir Meta kur ka qenë kryeministër. Fatos Nano nuk pati mbështetje që partia e tij ti akumulonte të gjithë pushtetet në mandatin e  dytë me synim për të marrë një mandat të tretë. Përkundrazi të huajt nxitën një opozitë të fortë kundër Fatos Nanos, Lëvizja MJAFT e sponsorizuar nga shumica e Ambasadave të huaja perëndimore këtu, nga amerikanët dhe europianët, ishte një lëvizje që nisi në mandatin e dytë të PS kur kryeministër ishte Fatos Nano në 2002-2005. Pra kishte një vullnet të qartë të të huajve për ta nxjerrë PS dhe kryeministrin Nano në opozitë pas mandatit të tij të dytë.

PD e humbi mandatin e dytë herën e parë kur erdhi në pushtet në 1992 për shkak të krizave piramidale, për arsye ekonomike. PD pastaj kur erdhi herën tjetër në pushtet në 2005 tentoi të provonte për një mandat të tretë dhe gjithë historia e 21 janarit këtu është. Rama me protestën e tij të fortë e bëri të qartë që nuk lejohet një mandat i tretë i aleancës PD-LSI, të cilës i trembej dhe donte ta shkatërronte këtë aleancë. Nga ana tjetër kur PS erdhi në pushtet ne 2013 duke ja shkëputur PD-së LSI-në, arriti që duke shfrytëzuar dobësimin e PD të marrë votat e vetme në mandatin e dytë një gjë që nuk ka ndodhur në tranzionin shqiptar përveçse në kohën e formave piramidale. 

Doli PD me atë parullën në zgjedhjet e 26 majit "Me ne fitojnë të gjithë".Dhe njerëzit thoshin sa kohë të jetë kjo parti do të jenë dhe firmat piramidale. Këtë disponim popullor e ekzagjeroi pastaj me atë rezultat që nxori. Fakti është që të huajt gjithmonë nuk i kanë toleruar një partie në Shqipëri mandatin  e tretë, për herë të parë po vihet re, ka shumë shenja që PS jo vetëm ka kushtet e favorshme politike, një opozitë të dobët, edhe këtu pastaj ka pikëpyetje sepse të huajt kur duan e nxisin, e mbështesin, e fuqizojnë opozitën. E kanë treguar më herët. Por ka edhe një mbëshetje të qartë të ndërkombëtarëve që siç po shkojnë punët 2021 nuk është aq larg sa duket, të ketë një mandat të tretë qeverisës nga PS. Duke pasur parasysh dhe faktin që në nivel lokal pushtetin e ka PS, kjo do të thotë një pushtet absolut pastaj që me anë të reformës në drejtësi shtrihet në ...

Nuk dua të them nëse është gjë e mirë apo e keqe, sa mirë i bën demokracisë, sepse interesi i të huajve këtu nuk është demokracia por stabiliteti. Shtroj vetëm një pyetje: A e kanë bërë mirë ndërkombëtarët llogarinë dhe nëse Shqipërisë i del më mirë kështu, kështu qoftë sepse të dy palët nuk kanë ndonjë ndryshim të madh nga njëra-tjetra. Çfarë rreziku ka për stabilitetin e Shqipërisë që duhet të shkohet në një ndryshim 180 gradë të qëndrimit të huajve ndaj Shqipërisë, partnerëve tanë amerikanë dhe europianë që deri tani kanë ruajtur një pluralizëm politik, demokraci me ndryshim pushteti duke vendosur rregullin e dy mandateve dhe kalohet në një mandat në një parti të vetme që mund të ketë më shumë se dy mandate. 

Ka një kërcënim kaq të madh për stabilitetin e Shqipërisë dhe nëse ekziston, a kanë menduar të huajt që këto forca që përjashtohen nga pushteti mund të bëhen kliente diku tjetër siç thotë shpesh kryeministri Rama? Në një vend të varfër si Shqipëria, ai timoni që ka dhe privilegje të tjera shkon nga një anë, është një eksperiment që duhet t'ia lëmë kohës. Nëse të huajt mendojnë se kjo është e mirë për Shqipërinë, të shpresojmë që kështu do të jetë. Por nëse parashikimi i tyre është i gabuar,  është hera e parë në 100 vjeçarin e historisë së shtetit shqiptar  që kostoja e një ekseprerimenti të të huajve nuk do të jetë më e rëndë për shqiptarët, por do të jetë më e rëndë për ata. Si dhe pse, duhet të njohësh Shqipërinë, implikimet ndërkombëtare që ta shpjegosh.


/Ora News.tv/