Mbrëmjen e sotme në emisionin “Ju Flet Moska” në RTV Ora, moderatori Kastriot Myftaraj trajtoi temën “Pse klubi korçar i futbollit u quajt "Skënderbeu"

Kastriot Myftaraj: Skënderbeu ishte kryetari i princave shqiptarë. Zona e Korçës dhe Skraparit i përkisnin familjes së Muzakajve. Për shqiptarët e asaj zone Skënderbeu ishte kryekomandanti. Kulti i Skënderbeut në zonën e Korçës, ku ka marrë edhe emrin klubi lidhet edhe me një traditë të vjetër korçare. Me traditën e ngjitjes së të rinjve për tek guri i cjapit. Ky është afër Dardhës. Ka formën e një cjapi dhe ka disa legjenda, jo mirë të mbledhura. Nga pleqtë e zonës kam dëgjuar që disa thonë se u gurëzua një cjap, disa të tjerë që u rrëzua një cjap. Legjenda e gurëzimit duket më e bukur. Madje thonë se Skënderbeu duke udhëtuar për atje pa trajtën në formë cjapi. Udhëtimi bëhej sidomos ditëve të diela nga rinia korçare tek guri i cjapit dhe e tifozëve të Skënderbeut. Aty festoheshin fitoret. Kur klubi arrinte një fitore, merrnin një qengj dhe e festonin atje fitoren.  Kjo bëri që klubi të marrë emrin e tij dhe me këtë të lidhet kulti.

Shihni më lartë videon e plotë. 

/Ora News.tv/