"Ju flet Moska": Pse duhet arrestuar Bajram Muça, si "peshk i madh"

"Ju flet Moska": Pse duhet arrestuar Bajram Muça, si

Kastriot Myftaraj në emisionin e tij "Ju flet Moska" ka folur për peshqit e mëdhenj. Sipas tij një prej tyre është edhe Bajram Muça, drejtori i Fondit Besa.

Kastrit Myftaraj: Këto kohë, tema e ditës janë peshqit e mëdhenj. Sic i quan në mënyrë figurative ambasadori Lu, peshqit e mëdhenj të cilët kanë abuzuar me paratë e shqiptarëve, me paratë e taksapaguesve por edhe me ndihmat e huaja të shumta financiare që kanë ardhur për Shqipërinë. Kanë abuzuar me afera korruptive dhe sot mendohet se ka ardhur dita që të mbajnë përgjegjësi, së paku një pjesë e mirë e tyre. Ambasadori Lu tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimi Europian kanë investuar për reformën në drejtësi, kanë investuar për krijimin e strukturave që të ndëshkohen këta që kanë shpërdoruar këto para dhe pasuri publike dhe tani presin nga Shqipëria, pra nga autoritetet përkatëse të veprojnë. Problemi këtu është, një nga problemet, gjithmonë them problemi se kam shprehje sa herë nis fjalitë sepse në Shqipëri ka gjithmonë një problem atëherë kur duket zgjidhja dhe kjo gjë u vu re dhe tek reforma në drejtësi që u tha si zgjidhje dhe tani këtu dalin një zinxhir problemesh.

Pra problemi është se kemi dy lloje peshqish të mëdhenj, të ardhur nga pushteti politik, të cilët kanë marrë votat duke gënjyer shqiptarët, të majtë e të djathtë dhe pastaj pushtetin politik e kanë përdorur. Sic dihet pushteti politik ka paratë me vete, ka pasuritë publike. E kanë përdorur si pompë për të thithur para në mënyrë abuzive në xhepat e tyre. Por ka dhe disa të tjerë, të cilët fatkeqësisht janë krijesë e ndërkombëtarëve dhe këta janë peshq jot ë vegjël, madje janë peshq të mëdhenj. Unë do propozoja një standart për peshqit e mëdhenj që kanë abuzuar me 100 milionë euro e lart. Këta ti quajmë peshq të mëdhenj, poshtë këtij kufiri peshq të vegjël pastaj e gjejmë të mesëm, por 100 milionë e lart.

Një i tillë është zoti Bajram Muca për të cilin kam folur dhe herë të tjera. Bajram Muca, drejtori i Fondit Besa është një nga ata njerëz të cilët kanë prej vitesh privilegjin e të qenit peshk i madh i paprekshëm. Nëse do bëhet këtu një histori e abuzimit me ndihmat e huaja financiare, kjo histori është e lidhur me disa emra si Bajram Muca, Benet Beci, Dritan Brahimaj etj që kanë abuzuar me këto ndihma. Po themi peshq të mëdhenj se peshq të vegjël poshtë këtyre ka. Tani Bajram Muca është një peshk i madh, krijim i ndërkombëtarëve fatkeqësisht. Është një nga ato gjëra të cilat ndërkombëtarët duhet ti kërkojnë falje shqiptarëve, një nga ata krijesat e lindura në atë detin e tranzicionit shqiptar që ka ngrënë shumë peshq të vegjël. Peshqit e vegjël janë kreditorët e fondacionit Besa. Mburret Bajrami, tani në vitin 2018 që kemi hyrë kanë arritur afër shifrës 200 mijë, 180 mijë. Fondacioni Besa funksionon që nga viti 1999, po flasim për 18 vjet, 19 vjet gati. Bëhet fjalë për rreth 60 miljardë lekë të reja sepse Bajrami, i cili ka qenë gjithmonë drejtor, sa herë jua ndërron emrat. E nis me fondacionin Besa, vazhdon me fondi Besa pastaj e nis me OJK, e vazhdon me institucion bankar, financiar jo bankar, shoqëri aksionere. Por në të gjitha këto, paratë janë në duart e Bajramit  dhe drejtori është Bajrami. Emrat ndërrohen, Bajrami mbetet. Tani ka arritur në një portofol kredie të përgjithshëm rreth 500 miljonë euro dhe këtu brenda janë gjithë hilet e mundshme financiare që di të bëjë Bajrami.

Fondi Besa duhet të kreditojë shqiptarët biznes të mesëm, të vogël me kredi në zonat urbane dhe gjysmë urbane në mënyrë që të mund të zhvillojnë bizneset. Pastaj të vetëmbahet. Kur merr përqindje nga këto kredi, duhet ti qarkullojë dhe të funksionojë si një lloj banke që vetëmbahet. Tani sa vetëmbahet Bajrami dhe ky fondacion që është personifikuar me emrin e Bajramit është mister sepse i shkruan bilancet vetë. Në bankë duhet të raportojë të gjitha kreditë, ky mbetet mister sesa kredi raporton në bankë.

Në bankën po themi të Shqipërisë, Bankën Qendrore sepse ajo ka dhënë licensën për institucion financiar dhe duhet ta kontrollojë. Në këto llogaritë që u jep ndërkombëtarëve, auditimet për ndërkombëtarët sepse ka shumë donator, dhurues fondesh parash ndërkombëtarë që i rreshton Bajrami atje në faqen online të fondit Besa dhe bëhet fjalë për qindra milionë euro ose dollarë.

Bajrami mund të hyjë në burg si peshk i madh vetëm për atë fermën që ka bërë bujqësore dhe që inaguroi me bujë të madhe sepse cfarë kuptimi ka fondi krijon një fermë. Në cilin vend të botës bankat krijojnë ferma? Ose institucion jobankar financiar por që funksionon si bankë, mund ta quajmë si një lloj fondi kreditimi në atë bankën që ka krijuar atje e sa para janë hedhur si në një vrimë të zezë.

Por thelbi është se këta peshqit e mëdhenj si Bajrami, janë ndërkombëtarët të parët që duhet të thonë se këta përfituan nga ne, nga ndihma jonë, nga neglizhenca jonë. Përfituan si përfituan, letrat e Bajramit si ka vjedhur, të parët i kanë ndërkombëtarët pastaj vjen Banka e Shqipërisë. Se bëhet fjala për 170 mijë kredi në gjithë Shqipërinë, këto janë shifra vetëm momentalisht. Portofoli duhet të ketë mbi 7 miljardë lekë të reja, portofoli i kredive që janë aktive plus 30 e disa mijë kreditorë aktivë. Të gjitha këto shifra kanë pasur abuzime të tmerrshme, para që duhet tu kishin shkuar shqiptarëve, tu kishin gjallëruar bizneset e tyre, biznese të vogla, të mesme, por nuk ka ndodhur kështu. Nuk ka ndodhur kështu sepse të gjithë këta kreditorë kanë shërbyer si peshq të vegjël për të ushqyer peshkun e madh dhe ndonjë peshk tjetër rrotull Bajramit.

Nëse këto strukturat e krijuara nga reforma në drejtësi që synojnë peshqit e mëdhenj nuk do merren me peshqit e mëdhenj si Bajrami, Benet Beci e të tjerë nuk e kanë bërë punën e tyre. Unë për Bajramin kam shumë letra, qindra faqe dhe të them të drejtën jam zhytur mes tyre dhe është e vështirë të orientohesh në letrat e Bajramit, është si të biesh në rrjetat e atij që i ka sajuar për t’iu afruar peshkut të madh.


EMISIONET