Kastrit Myftaraj në emisionin e tij "Ju flet Moska" sot foli për atë që besojnë shqiptarët tek politika. Sipas tij shqiptarët më shumë besojnë të gënjeshtrën sesa të vërtetën.

Myftaraj mori dy shembuj, Berishën në kohën e firmave piramidale dhe Ramën që mori timonin i vetëm.

Ja analiza e Myftarajt 

Kastriot Myftaraj: Kur pyes pse besojmë më shumë të gënjeshtrën se të vërtetën e kam fjalën për gënjeshtrën dhe të vërtetën në politikë. Pra pse shqiptarët besojnë më shumë gënjeshtrën se të vërtetën. Të gjitha tragjeditë në jetë, në ekonomi, shëndetësi, arsim zënë fill këtu. Popujt që besojnë më shumë gënjeshtrën se të vërtetën në politikë janë popuj që i shkojnë punët prapsht.

Popujt që kanë prirje të zbulojnë të vërtetën politike janë popuj që u shkojnë punët mirë.

Shqiptarër hyjnë në popujt që në politikë kërkojnë ta përshtasin realitetin me mendjen e tyre, jo të përpiqen të ndryshojnë realitetin. Kjo është ndarja e madhe e popujve.
Do marr dy shembuj që gënjështrave politike të cilat "nuk i ha as  qeni" por që janë besuar masivisht.

Nga të gjitha marëzitë që tha Berisha kur ishte president në kohën e lulzimit të firmave piramidale, shqiptarët u ngeli në mendje njëra dhe u ndjenë të zemëruar me Presidentin e asaj kohe pikërisht për këtë, kur ai tha se paratë e shqiptarëve janë të pastra.

Berisha President e besonte dhe vetë që po thoshtë një gënjeshtër. Shqiptarët një popull që nuk kishin asnjë lekë nuk mund të bënin depozita të mëdha.

Ajo që ndodhte ishte se të gjithë e dinin se paratë e tyre nuk ishin të pastra qoftë edhe për faktin se bënin punë të zezë në emigracion ose ata që kishin depozituar nga jashtë vendit, ata që kishin depozituar nga brenda vendit, përvec një pjese të vogël të tjerët i kishin nga abuzimet, kontrabanda etj.

Berisha u tha shqiptarëve atë që ai mendonte se ata donin të dëgjonin, që ju i keni paratë e pastra. Imagjinoni sikur Berisha të kishte thënë ju i keni paratë e pista. Kjo ishte e vërteta! "Ju i keni paratë e pastra ishte gënjeshtra".

Pse u nervozuan shqiptarët? Është pyetje shumë interesante për psikologët e politikës që nuk është shtruar dhe pse e mbajnë këtë fjalë?

I mbajnë mend sepse në mendjet e tyre firmat piramidale ishin krijuar për të pastruar para dhe kur Berisha tha paratë tuaja janë të pastra, ata thanë: Ky na solli terstin me këtë!

Kur e vërteta është që paratë e pista nuk pastrohen në vende si Shqipëria. Sepse vetë qarkullimi në Shqipërinë e asaj kohe, pa sistem bankar të kontrolluar i bënte të pabesueshme edhe paratë e pastra.

Në vende që si Shqipëria paratë grumbullohen dhe më pas shkojnë diku.

Një shembull tjetër që shqiptarët besojnë lehtë gënjeshtrën politike në vend të së vërtetës ekemi në këto zgjedhjet e fundit. Kur kryeministri Rama tha: Dua timonin i vetëm tha, dmth dua pushtetin vetëm pa aleatë.

Shqiptarët masivisht votuan që ta merrte i vetëm timonin. Por mos harrojmë një gjë, Berisha në momentin që tha paratë e shqiptarëve janë të pastra mund ti kishte fituar zgjedhjet me 700 mijë vota lehtësisht. Sepse shqiptarët në atë kohë dëshironin  të besonin se paratë e tyre të ishin të pastra. Kur u zgjuan nga ëndrra, kur falimentuan firmat piramidale thanë: Pse na the që janë të pastra. Kur përgjegjësia e tij si kryetar shteti ishte shumë e madhe.

Por analogjia më duket shumë e madhe me këtë rastin e sotmë. Shqiptarët sot duan të besojnë që timoni ka lidhje me rrotat.

Logjika e shqiptarëve funksiononte kështu në kohën e Betrishës: "Bota po pastron para në Shqipëri, ne do fitojmë nga pastrimi i parave".

Kur Presidenti thotë që paratë janë të pastra, thotë atë që do të dëgjojë bota. Ky e ka në rregull me botën.

Por ata e dinin që paratë nuk ishin të pastra dhe nuk mund të pastroheshin këtu. Kur u zgjan nga kjo ëndërr dhe e kuptuan filluan procesin e kundër. Filluan të mbajnë mend  dhe të nervozohen për gënjeshtrën.

Sot shqiptarët kur i thotë Rama dua timonin i vetëm, në fakt i thotë shqiptarëve atë që ata duan të dëgjojnë. Pse?

Sepse shqiptarët e asaj kohe dyshonin se bota e dinte që paratë e tyre s'ishin të pastra dhe këtu kishte një gënjeshtër të madhe, ashtu dhe shqiptarët e sotmë e dinë thellë thelle që timoni qeveritar nuk ka lidhje me rrotat.

Pra rrotat e makinës shtetërore dhe të gjithë ku brenda pasagjer është populli rrotat e kësaj makine në shtet nuk kanë lidhje me timon.

Këtë gjë dyshon populli dhe prandaj ja jep votat atij që ja kërkon votat me idenë se timoni ka lidhje me rrotat.

Të shikojmë si do mbarrojë kjo ëndërr e dytë.

Por një gjë është e sigurt: Ashtu si gënjeshtra e parave të pastra e besuar lehtë dhe pastaj e paguar me çmim të shtrenjtë, ashtu dhe gënjeshtra e timonit që ka lidhje me rrotat që i është besuar një njeriu janë të dyja nga gënjeshtrat politike më të mëdha që shprehin psikologjinë e këtij populli dhe kjo e dyta nuk mund tëmos paguhet si kjo e para. Është thjesht çështje kohe.


/Ora News.tv/