Pasuria e prokurores Ornela Rrumbullaku ishte në fokus të analizës së emisionit të sotëm "Ju flet Moska" të Kastriot Myftaraj.

Myftaraj: Këto ditë është folur në portalet por edhe në një pjesë të medias për një prokurore, Ornela Rrumbullaku. Është folur për bizneset e shumta të burrit të saj me kompani të lidhur me ofshoret, janë paraqitur skema ku aludohet për pastrim parash. E gjithë kjo është bërë duke u nënkuptuar pyetja nëse bashkëshorti i saj do mund të kryente këto biznese nëse nuk do të ishte bashkëshorti i kësaj prokuroje.

Si ndodh që vijnë në atë që quhet magjistraturën, bashkësinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve njerëz të tillë që sapo ndodh të marrin postin dhe të martohen u shumëfishohet pasuria dhe bizneset. Më rezulton që pjesa më e madhe e këtyre vijnë në organet e drejtësisë përmes asaj rruge që quhet tribalizëm, pra kur dikush shfrytëzon postin që ka në shtet për të sjellë në punë shtetërore, poste të tjera, të afërm të vet me të cilët ka lidhje gjaku. Rasti i prokurores Ornela Rrumbullaku është domethënës. Sipas logjikës së vettingut do përmed faktet, nëse janë koncidenca do themi se zonja ka koncidenca fatlume.

Zonja Ornela Rrumbullaku apo Mësonjësi mbiemri i burrit, është mbesa e zotit Filip Rrumbullaku, një ish-ushtarak, oficer, studiues, i cili ka mbajtur detyrën e sekretarit të përgjithshëm të Presidencës në vitet 2002-2007. Në këtë periudhë Ornela ka përfunduar studimet për juridik në 2004 dhe ka konkuruar për të hyrë në shkollën e  Magjistraturës. Në 2004 mbesa e Filipit fiton konkursin dhe në 2006 mbaron shkollën e Magjistraturës.

Në tetor 2006 në një kohë që xhaxhai i saj ishte ende në detyrë në Presidencën e Republikës, Ornela emërohet prokurore. Në ndryshim nga ligji që ka hyrë në fuqi tani atëherë emërimet i bënte KLD, kishte më shumë peshë se sot. Roli dhe influenca e zotit Filip atje ishte i madh aq më tepër që ai vetë kishte marrë detyrën si mik i vjetër i Presidentit.

Në 2006 pra nis karriera e prokurores Rrumbullaku me një tribalizëm të pastër dhe që nga kjo kohë vinë biznese të mëdha, biznese në të cilat gjendet bashkëshorti i saj në bashkëpunim me njerëz me rekorde kriminale, një ish-deputet, dy ish-deputetët madje të larguar me ligjet e dekriminalizimit. Vetë bashkëshorti ka qenë jurist i Besos së Tajvanit, dihen historitë e Besos me naftën por edhe të tjera. Tribalizmi prodhon zyrtarë të cilët hyjnë në zyrat e shtetit me të vetmin qëllim për të bërë biznese, pasuri. Me cilin standart ta masim që të flasim ndryshe?

Vetëm në Shqipëri ndodh që ka kaq shumë të afërm zyrtarësh të emëruar në kohën kur të afërmit e tyre janë me poste të larta shtetërore ose menjëherë pasi janë larguar dhe ruajnë atë ndikimin e tyre të madh. Do të ishte mirë që lufta kundër tribalizmit të ishte pjesë  ereformës në drejtësi sepse është një ptoblem i madh, nuk është rasti i vetëm ky.


 

 

/Ora News.tv/