Kastriot Myftaraj në emisionin e tij "Ju flet Moska" ka folur për portretin e fshehur të ministrit Niko Peleshi. Myftaraj i referohet Ben Blushit, me librin e tij "Kandidati:

Kastriot Myftaraj: Kur Ben Blushi shkroi një libër "Kandidati" për një kryebashkiak, i cili u zgjidh megjithëse ishte i vdekur, të gjithë lexuan pas këtij personazhi emrin e Qazim Sejdini, kryetari i bashkisë Elbasan. Por në librat e Blushit ka jo më shumë se 3 faqe në një libër ku portretizohet një ministër i qeverisë së sotme që ka qenë edhe ministër edhe në kohën kur u shkrua libir. Është fjala për librin e Ben Blushit "Hëna e Shqipërisë" dhe për zotin Niko Peleshi.

Ky libër është botuar në prill 2014, ishte koha kur PS kishte disa muaj që kishte ardhur në pushtet. Blushi e kuptoi përfundimisht që Rama e kishte zëvendësuar me Peleshin si përfaqësues të zonës juglindore të vendit, ku Blushi kishte qënë përfaqësuesi i PS në këtë zonë më herët.

Për ata që e njohin Blushin për marrëdhënien që ka me Korçën, e kuptojnë se bëhet fjalë për një akuzë që i drejtohet Edi Ramës. Blushi, kur e portretizon Peleshin e krahason me nënprefektin tek filmi "Koncert 1936". Edi Rama thotë ka krijuar një elitë rreth vetes që nuk e duan integrimin e Shqipërisë në Europë dhe e shikon Peleshin si personazhin tipik të këtij grupi.

Këtu ka disa të dhëna shumë interesante. Nëse marrim personazhin e nënprefektit që flet Blushi të gjithëve u ka mbetur në mendje një veçori e tij, sesi ky nënprefekti zoti Fotaq shantazhohet nga një i fortë lokal i kohës që ishte diçka mes pronarit të tokave banditit dhe ky Nuri Beu përdorte pikën e dobët të zotit Fotaq.

Një kriminel lokal po ta marrim me standardet e sotme i premton Fotaqit që nëse i bindet do bëjë karrierë, pra Nuriu ka lidhje me lart. Nga ana tjetër Nuriu e kontrollonte Fotaqin dhe me anë të pushtllëkut që quhej atëhere, sot perversitet.

Tani, kur Blushi shkruan për nënprefektët ai e kupton dhe të gjithë e kuptojnë që nuk mund të fshihet kjo e veçuar nga nënprefekti. Peleshi kishte qenë prefekti i Korçës në vitet kur PS ishtë në pushtet deri në vitin 2005.

Blushi u sakrifikua nga ku "Nuri Beu" i Korçës që kishte lidhje me Ramën. Kur Blushi thotë "nënprefektët mbajnë lidhje me krimin lokal, u sigurojnë çadër dhe ushqehen prej tyre". Këtu bën një aluzion shumë të hidhur ndaj Peleshit.

Blushi i thotë Edi Ramës që ti bërë marrëveshje me një baron lokal të krimit për të siguruar mbështetje në zgjedhje dhe më sakrifikove mua.

Praktikisht Blushi e ka fjalën për një personazh lokal të Korçës që ishte tutor i Niko Peleshit që njihej në Korçë me emrin e një futbollisti të viteve 70-80, si nofkë. Ishte ky njeri që e ngriti Niko Peleshin.

Pastaj njerëzit e mbajnë mend zonjën e një ministri që ka qenë kamariere në një lokal në orbitën e këtij tutorit "Nuri bej".

Kuptohet si veprojnë këta njerëz me anë të një martese të stimuluar tutori, e mban nën kontroll atë të zgjidhurin, ky ecën në karrierë, ngjitet shumë lart, por Blushi e denoncon, ti mund të bëhesh cdo gjë, por ti mbetesh zoti Fotaq i atij Nuri Beut të Korçës.

Kjo është një e vërtetë e hidhur e qeverisjes sonë. Ky është portreti i vërtetë i Niko Peleshit, ministrit të sotmë të qeverisë.  


/Ora News.tv/