Mbrëmjen e sotme në emisionin "Ju Flet Msoka" në RTV Ora, moderatori Kastriot Myftaraj komentoi temën "Populli, karroca e shtetit dhe tepsia e pushtetit".

Sipas Myfatarajt në Shqipëri pushteti politik ka gllabëruar shtetin.

Myftaraj: Kur kemi një karrocë, kemi dhe një kal dhe në këtë rast është populli. Kjo foto i përket një albumi të 2010 me titull "shteti njapartiak". Këtu autori ka dashur të paraqesë shtetin e kapur nga partia, nga pushteti politik. Ky është problemi jonë. Pushteti politik ka gllabëruar shtetin. Tepsia po dihet është një fjalë e njohur, që kur Rama në 2017 tha për LSI-në ata duan tepsinë e pushtetit. Ajo tepsia shqiptare është atje në formën e një torte në karroceri.

Edhe realiteti shqiptar është në formën e kësaj tabloje. Parti shtet do të thotë një vend ku pushteti gllabëron shtetin. Njerëzit që marrin poste nëpër zyra çdo ditë e përdorin për të gllabëruar pak shtet.

Nëse shteti kthehet në një lloj dyqani ky qytetari duhet të blejë të dreejtat e tij, atëherë shteti është gllabëruar nga pushteti. Dhe atëherë kjo karrocë në mos do përmbyset do kthehet në një gjendje si kjo në foto.

/Ora News.tv/