Mbrëmjen e sotme në emisionin "Ju Flet Moska" në RTV Ora, moderatori Kastriot Myftaraj trajtoi temën "Policia do të ketë 20 mijë policë shtetërorë".

Kastriot Myftaraj:  Historia e Reformave në Policinë e Shtetit nis me një reformë të bujshme të qeverisë Nano. Në vitin 2003 Shqipëria kishte 12 500 policë. Qeveria Nano vendosi t'i shkurtonte duke kapur standardet më të larta perëndimore. U vendos të kishim 302 policië për 100 mijë banorë. As sot nuk e ka asnjë nga vendet e rajonit.

Qeveria Nano ia la në derë Berishës. U zotua para të huajve, i firmosi, i mori komplimentat dhe ja la pasardhësit. Ai e mori seriozisht në dëm të Policisë së Shtetit. Në 2005 numri i policëve ulet në 10 500.

Në vitin 2006 ulet sërish në 9 723 policë dhe arrin atë shifrën magjike 302 policë për 100 mijë banorë. 

Në 2013 vjen partia socialiste në pushtet dhe direkt shton 109 policë sapo merr pushtetin. Në 2015 PS me një VKM miratoi strategjinë e rendit publik. Në vitet 2015-2020 dhe vendos rritjen e numrit të forcave të Policsë me mbi 20% dhe bëhet një hile. 

Duke pasur parasysh forcën lëvizëse që ka sot qeveria jonë, pajisjet, i bie që edhe në vitin 2020 policia jonë nuk do të ketë atë forcë lëvizëse që duhet të ketë një polici moderne. Pra të ketë një bërthamë të lëvizjes së shpejtë, mëgjithse janë më të vogla në numër sec mund ti kemi sot përsëri është në saj të aftësisë lëvizëse të mjeteve që kanë në disponim. 

Në Shqipëri pritet të rritet numri i policëve në dy mënyra. 

1- ME një hile dhe kjo do të ndodhë me krijimin e një kompanie shtetërore të Ministrisë së brendshme, ku do të kalojnë policët që largohen nga Policia e Shtetit. Ata që arrijnë në një farë moshe dhe do të zëvendësohen për shkak të kushteve fizike që kanë. Kjo do jetë si një kompani shtetërore qpor që bën shërbime për privat. Por edhe si një kompani rezervë që kur policia të ketë nevojë për efektive të paraqiten. 

Për më shumë ndiqni videon e plotë të emisionit.

/Ora News.tv/