"Ju Flet Moska": Peshqit e mëdhenj notojnë në naftë (3)

"Ju Flet Moska": Peshqit e mëdhenj notojnë në

Në pjesën e tretë të ciklit "Peshqit e mëdhenj notojnë në naftë" në emisionin "Ju flet Moska" Kastrito Myftaraj ka trajtuar sërish çështjen e abuzimeve me rafinerinë e naftës.

Kastriot Myftaraj: Ditët e fundit punëtorët e rafinerisë së naftës në Ballsh, i njohur me emrin ARMO me inicialet anglisht si kompani, kanë nisur të thonë se janë tre kompani të huaja që kanë shfaqur interes për të marrë në përdorim rafinerinë dhe se nuk duhet tu nxirret pengesa këtyre kompanive për ta marrë.

Të gjitha pengesat janë pengesa ligjore pasi rafineria e vetme në vend e naftës është keqpërdorur nga të dyja palët e qeverive. Duke siguruar me qindra milionë euro fitime abuzive duke i shkaktuar një dem buxhetit të shtetit.

Problemi është se këta zotërinjte naftëtarë duhet ta kuptojnë se problemi i ARMO-s nuk është problemi i tyre që punojnë atje. Nafta është pasuri e të gjithë shqiptarëve. ARMO megjithëse është privatizuar në mënyrë të dyshimte, nuk dihet akoma saktë pronësia e saj. Është një aset që shquhet, një objekt me rëndësi strategjike, ku tek e fundit shteti ka minimumin të drejtën e 15% pas shitjes së kësaj pasurie.

Shteti nuk mund të heqë kaq lehtë dorë nga ARMO për arsyen e thjeshtë se sipas të gjtiha ligjeve të botës kur ka detyrime për të paguar një kompani private shteti është kreditori i privilegjuar.

Problemi këtu është që këta naftëtarët nuk i kuptojnë këto gjëra, ata duan të marrin rrogën dhe të shfrytëzohen si skllevër. Mjafton të shikosh fyturat e tyre dhe të kuptosh që i kanë të gjitha helmet në trup.

Ata që i nxitin që të flasin kështu janë ca mjeshtra që duan të ripërsëritin atë skemën e dështuar për të fituar përsëri qindra miliona euro. Por nuk është e mundshnme më që të bëhet kjo skemë. Dikush duhet ta kuptojë këtë sepse nuk mund të përsëritet ajo skemë që bëri Sali Berisha në 2007-2013 me ARMO-n dhe Albepetrol, gjeti një biznesmen për të përdoru në të dyja këto. Erdhi kryeministri Rama, skemat e këqija të Berishës i kopjoi shumë bukur. Atë që Berisha arriti ta bëntë njeherë për 5 vjet të funksiononte me Rezart Taçin, e privatizoi ARMO-n dhe i dha mundësi të shiste naftën bruto që nxirrej në vend ta hidhte në treg duke e përzjerë më naftë që vinte nga importi dhe duke nxjerrë qindra miliona euro fitike duke mos paguar taksa tatime, këtë skemë Rama e bëri 2-3 herë me Besnik Sulën. Shpesh duke përdorur edhe të huaj që na i paraqitin si investitorë amerikanë, në fakt ishin sharlatanë që kërkoheshin në vendet e tyre për mashtrime dhe shpërdorime, për borxhe. Ishin futur në listën e zezë të institucioneve amerikane për të mos marrë tendera shtetërore.

Tani mbaroi kjo skemë dhe duan të sajojnë një tjetër dhe për këtë përdorin naftëtarët. Pra sipas asaj shprehjes së Enver Hoxhës "me propozim nga populli dhe me vendim nga lart" që të justifikohen ata nga lart.

Nuk është puna te 1 mijë punëtorë, aty është një qytet i tërë që jeton me të ardhurat e kësaj rafinerie.

Në një moment edhe Berisha në vitin 2013 para zgjedhjeve e kuptoi se kjo skemë nuk mund të vazhdonte më. Nuk mund të vazhdonte kjo gënjeshtër dhe të gjitha i dimë historitë, me privatizimin e ARMO-s, Albpetrolit të dështuar nga Berisha.

Tani kjo skemë është bërë pas vitit 2013 është bërë me dy kompani të tjera. Berisha e la ku e morën Azerët  ARMO-n për shkak se i kishin dhënë një kredi biznesmenit që privatizoi rafinerinë e naftës.

Azerët vetë nuk e punonin dot kështu që sajuan një kompani deveronoil, e cila mori emrin nga kompania konsulente e kompanisë azere që e regjistruan në offshore, ku s'dihet pronari.

Kompania që e mori armën për llogaritë e bankës e kishte marrë kredinë bankës azere. Pra kjo krijoi një kompani devernoil, e cila dha me qira rafinerinë e Fierit të Besnik Sulaj, ishte për bitum ajo. Naftën e Ballshit e punoi vetë, punoi nja 1 vit dhe hodhi në treg nja 300 mijë ton naftë bruto, të përzier me naftë të vendit, që e shkatërroi tregun. Në vitin 2013, 60 mijë ton ishin hedhur me Berishën. E bëmë 300 mijë në 2014, dmth para kanabisizimit të vendit u mbyt vendi me naftën e Ballshit, që është jashtë standartit. Prej së vërtetës, s'kemi teknologji ta përpunojmë se janë bërë investime atje dhe janë të dyja fenomene të lidhura. Do ti shikojmë se kanabisizmi dhe naftëzimi i vendit me naftë të pistë është një proces i lidhur. Ndejti një vit kjo dhe më pas erdhi kompania, e famshmja IRTC-ja e offshore-ve përsëri sepse iu hap oreksi Besos së tajvanit përveç bitumit, donte dhe naftën. E sajoi këtë kompaninë IRTC, ka ardhur nga offshore-t që u paraqitën këta 2 ministrat, tashmë 'shpëtimtari'.

Shpëtimtari tani e vodhi një vit, 2016-2017. U zhduk dhe shpëtimtari i IRTC, Ari Serxhan, ka ndonjë shpjegim z.Arben Ahemetaj, z.Niko Peleshi që e çuan në Ballsh? Tani na nxjerrin naftëtarët një kompani të re dhe të ikë pa paguar tatimet, pa paguar detyrimet, kur detyrimet ndaj shtetit mund të kenë arritur, përveç detyrimeve ndaj të tretëve në 500 milionë dollarë. Kur i fali njëherë shteti, në kohën e Edi Ramës. Se ku e gjeti të drejtën ti falë, atyre qytetarëve në rrugë u thotë bëni evazion fiskal, dëmtoni buxhetin e shtetit, ose dyqanet e lagjeve. Përsëritet kjo skemë në 2018. Këtu duhet thënë mjaft dhe prokuroria duhet të ndërhyjë patjetër, është jashtë. Prangat janë për prokurorët pastaj, u tepruam. Me gjithë mend u kapërcye çdo limit me ARMO-n.


EMISIONET