Mbrëmjen e sotme në emisionin "Ju Flet Moska" në RTV Ora, moderatori Kastriot Myftaraj trajtoi temën "PD të rregullojë përpjestimisht peshën tropojane".

Myftaraj: Tropojanët kanë pasur shumë shpesh në PD, kjo edhe për faktin se ka drejtuar Berisha. Tropoja ishte dhe është një krahinë e vogël periferike, e izoluar në kohën e komunizmit, por edhe para komunizmit. Sidomos pas viti 1912 për shkak se metropoli i saj natyror, Gjakova, mbeti jashtë kufijve dhe Tropoja mbeti jashtë si një zonë e verbër në organizëm, në kuptimin që ishte i pamundur komunikimi. Nuk kishte një metropol të afërt, mbeti një zonë fshatare pa metropolin, me të cilin kishte pasur lidhje historike. Në kohën e komunizmit kjo situatë nuk është se u thye, edhe pse u shkolluan shumë nga Tropoja. Kur ndodhi pluralizmi, fakti që në krye të opozitës, u vu një tropojan ndodhi për shkak se SHBA-të, janë kumbari i opozitës, e bënë këtë gjë duke llogaritur Kosovën. Kosova në kohën e shpërthimit të luftës në Jugosllavi duhet të ishte e qetë, të priste, të duronte. 

E solli historia që Ramiz Alia që nuk rrinte dot pa ngatërruar asnjë plan të amerikanëve, ta dublonte Berishën me Azem Hajdarin, si prurje e lëvizjes studentore.  

Në 1990 Tropoja kishte 22 mijë banorë. Të gjithë ata zyrtarë, që ka mbështetur PD-ja në Tropojë kanë dalë nga pjesa këtij Valbonës, në të djathtë, pjesa myslimane si të thuash, e cila pas regjistrimit të policisë para luftës së 2 botërore, përbënë 71% të popullsis, pjesa tjetër janë katolike. 

Tropoja gjithmon ka pasur deputetë më shumë se numri që i takonte. Në zgjedhjet e '91 kishte 1 deputet për 12 mijë banorë, se ishin 250 deputetë. Asnjë nga kandidatët pëe deputetë nuk fitoi sepse në atë kohë fitoi Partia e Punës. Megjithatë PD nxori 3 deputetë jashtë Tropojës në atë kohë. Sali Berisha në Kavajë, Azem Hajdari në Shkodër dhe Besnik Mustafaj në Tiranë dhe një kandidat që nuk fitoi, Shaban Memia në Tiranë.  

Në '92 kishte 4 deputetë nga 140. Një në Tropojë Besnik Mustafaj, Sali Berisha në Kavajë, Azem Hajdari në Shijak, Shaban Memia në Tiranë dhe Lisen Bashkurti në Tiranë. 

Në '96 në kuvendin e tretë të PD-së, Berisha ngriti një tjetër Tropojan, e bëri sekretar të përgjithshëm, Besnik Dervishgjongecaj në vend të Tritan Shehut, i cili u bë kryetar të PD-së, në kohën kur Berisha ishte President. 

Sot Bashkia e Tropojës ka 28 mijë banorë, që nxjerrin deputet. 

Por PD ka ardhur koha të bëjë përpjestim me tropojanët, sepse kundërshtarët e kundërshtojnë lehtë duke thënë partia e tropojanëve. 

/Ora News.tv/