Emisioni "Ju flet Moska" i Kastriot Myftaraj në Rtv Ora News u ndal sot në një analizë të gjatë të deklaratës së bërë disa ditë më parë nga zëvendësambasadori i OSBE-së lidhur me shitblerjen e votës në zgjedhje.

Myftaraj: Në disa nga institucionet përfaqësi ndërkombëtare në Tiranë ka disa persona, zyrtarë të cilët kanë qendruar më gjatë se mandati i tyre dhe këta të kujtojnë pak a shumë ata sekretarët e dytë të partisë në ish-republikat e Bashkimit Sovjetik që rrinin më gjatë se sekretarët e parë dhe kishin detyra speciale, të posaçme.

I tillë është dhe zëvendësi i misionit të OSBE-së në Shqipëri që në zhargon këtu quhet zëvendësambasador, Robert Wilton. Ka ardhur në Shqipëri që në maj 2013, para zgjedhjeve të  qershorit 2013, ka ndërruar dy ambasadorë.

OSBE është organizata ndërkombëtare që ka ardhur në Shqipëri me detyra të posaçme që me 1997 që të kujdeset për sigurinë dhe stabilitetin në vend përfshirë dhe zgjedhjet e lira.

Por politika e OSBE këtu ka qenë që të preket demokracia kur nga kjo rritet stabiliteti, ose kështu besohet, të mbyllet një sy ndaj atye që prekin demokracinë sepse mendohet se garantojnë stabilitetin në vend.

Para disa ditësh Wilton në një takim me të rinjtë në Shkodër ka përdorur atë formulën që në zgjedhjet e fundit ka pasur shkelje por nuk kanë qenë të tilla sa të cënojnë rezultatin.

Por diçka më interesante ka qenë në shkurt 2017, ku eprori i zotit Ëilton, Bernd Borchardt, tha se 2 miliardë euro para nga droga janë bërë në 2013.

Tha ka akoma më shumë para në 2017 që rrezikojnë të përdoren në zgjedhje për të blerë mandate deputetësh.

Kjo deklaratë e bërë me një logjikë të kthjellët gjermane alarmoi ata që kishin dhënë licencë për drogën këtu, licencë politike. Kartel narko-politik, që Basha e ka hequr nga fjalori. Për 24 orë e nxorën të bëjnë përgenjështrimin në tëitter. E ka bërë këtë deklaratë këtu në Ora News.

Nëse në 2013 do të ishin hedhur aq shumë para për zgjedhjet nuk do të kishte fituar PS por PD. Ata që i morën në 2017, siguria për të marrë timonin e vetme një parti. Na doli timonieri ynë i madh, vjen prapë nga këto para dhe kështu bëhet e qartë enigma. Janë paratë e fituara nga droga që do përdoren dhe zoti Wilton bën sikur habitet dhe vazhdon shkruan romanin e tij.

/Ora News.tv/