Emisioni “ Ju flet Moska” i Kastriot Myftaraj në Ora News kishte në fokus të saj kompaninë kroate të naftës INA e cila kërkonb të futet në trregun shqiptar.

Teksa tha se qeveria shqiptare është në fund të negociatave me kompaninë, ai hodhi dyshime të forta rreth futjes së saj në tregun shqiptar.

Myftaraj: Qeveria e Shqipërisë është në fazën e fundit të negociatave me kompaninë e naftës nga Kroacia INA në mënyrë që të hyjë në tregun shqiptar të naftës. Ka qenë edhe njëherë shumë vite më parë. Por këtë herë përpjekja e INA për të hyrë në tregun shqiptar është shumë ambicioze, kërkon të hyjë jo vetëm si tregtues me shumicë drejtëpërdrejtë, në kuptimin që të shesë naftë në pikat e depozitimit të saj. Praktikisht do të përdorë Petroliferën në Vlorë, atë që në gjuhën teknike quhet porti Vlora 1. Por do të hyjë edhe duke pasur markën e saj në stacionet e shitjes së karburanteve, pikat e shitjes.

 INA kërkon të hyjë sipas të gjitha rregullave të tregut të shteteve ligjore, tregut europian, amerikan e më gjerë ku produketi përputhet me markën dhe anasjelltas, nëse në një pikë karburanti shitet naftë ose benzinë ajo ka të ekspozuar sipas ligjit markën e produktit që shet. Kështu është në gjithë botën por nuk është në Shqipëri, nuk ekspozohet marka e produktit por thjesht kompania që e shet naftën. Futja e INA në tregun shqiptar do të ishte për tu përshëndetur nëse nuk do të kishte disa pyetje të natyrshme që lindin, të arsyeshme përveçse të natyrshme. 

Pyetja e parë është: Si ka mundësi që INA po vjen në Shqipëri duke i hyrë sfidës së vështirë për të mbrojtur markën e saj kur këtë nuk guxojnë ta bëjnë kompani shumë më të mëdha dhe më të fuqishme ndërkombëtare që kanë pas tyre shtete shumë të fuqishme. Në Shqipëri importohet naftë Ekson e një kompanie shumë të fuqishme ndërkombëtare. Ka pas SHBA.Do të ishte e mjaftueshme të kishte mbështetje maksimale megjithatë Eksoni megjithëse shet me anë të një kompanie shqiptare që importon naftë Ekson, Eksoni nuk guxon ta japë markën e vet sepse në Shqipëri bëhen përzierje. 

Përzihet nafta e Ballshit me atë të importit sipas interesave të përziera politiko-mafioze dhe del një markë që megjithëse qeveria krenohet që ka vënë në punë rafinerinë e Ballshit dhe arrin Minsitria e Financave të na thotë se ajo jep një të tretën e naftës që shet në treg por ka kapacitet për të arritur në 65%, të na thotë se cila është marka e Ballshit. Nuk ka markë të certifikuar sipas standarteve europiane dhe nuk mund të ketë sepse ajo rafineri nuk nxjerr naftë por e përzien me Eksonin dhe tjetër lloj që importohet dhe shitet ajo naftë që e dimë të gjithë. 

Por nuk është kjo tema, tema e emisionit të sotëm është si guxon INA të hyjë në këtë treg mafioz?Problemi tjetër është, si ka mundësi që një kompani si INA që ka një problem të madh vetë, konflikt pronësie, po hyn në një treg konfliktual, problematik siç është Shqipëria por edhe konfliktual nëse dëshiron të vendosësh ligjin në tregun shqiptar të naftës, do konfliktohesh me interesat politiko-mafioze të atyre që duan të shesin produkt pa markë. Mafia politike dhe ordinere e lidhur me rafinerinë e Ballshit, ARMO-n. 

INA ka një problem të madh, ish-kryeministri kroat Sanader që e arrestoi struktura Antikorrupsion në Kroaci, e njohur si USKOK, një nga akuzat kishte se kishte marrë 10 milion euro ryshfet për ti shitur INËN kompanisë hungareze MOL. Sanader u arrestua, Gjykata Kushtetuese i rrëzoi për çështjen proceduriale dhe ai proces vazhdon. Shteti kroat tani kërkon ta riblejë INËN dhe është një një konflikt gjyqësor ndërkombëtar por edhe të brendshëm me kompaninë hungareze MOL që është gjysmë shtetërore dhe gjysmë private. Shteti kroat zotëron 44.85% të aksioneve të INËS dhe diçka më tepër është një Fond i Luftëtarëve që kanë mbrojtur Kroacinë.

Është një konflikt i gjatë. Tani lind pyetja një kompani në konflikt, INA sot menaxhohet me një kompromis midis MOLIT dhe shtetit kroat që zotëron një paketë penguese të vetos, këto negociata në Shqipëri kush po i bën? Pse kroate e INËS apo kush po hyn? Lind një dyshim i arsyeshëm. Kemi ish-kryeministrin Sanader të akuzuar për shitjen e INËS dhe Ambasadoren e BE Romana Vlahutin që është kroate. Nuk është thjesht koncidencë që po hyn INA. 

Kam arsye të forta të dyshoj që futja e INËS në Shqipëri është shpërblimi që po i jepet në fund të mandatit zonjës Vlahutin nga qeveria shqiptare për heshtjen që ajo ka mbajtur për të gjitha ato gjëra që kanë ndodhur në këtë vend. Kanabizimi i Shqipërisë dhe skandale të tjera. Heshtja e saj emblematike po shpërblehet me një shumë që mund të jetë… nëse ajo shtëpia e famshme që kushtonte 400 mijë euro dhe u ble për 1 milion e 600 mijë euro, fitoi me një dorë 1200000 euro, këtu mund ti shtohet dhe një zero kësaj shifre. Mund të bëhet fjalë dhe për 12 milion euro.

 Si hyn një kompani si INA në një treg krej të pasigurt si Shqipëria? Nëse hyn me garanci të tjera INA këto nuk janë garanci ligjore. Kam frikë se do të përfundojë si afera e CEZ, e cila është aksionere tek MOLI që ka 49% të INËS. Kam frikë se do të hyjmë në eksperiencën e CEZ por koha do ta tregojë. Do ti kthehem kësaj teme.

/Ora News.tv/