“Ju flet Moska”, Myftaraj: A i dhuroi policia një alibi Orest Sotës me arrestimin?

“Ju flet Moska”, Myftaraj: A i dhuroi policia një alibi Orest

Emisioni “Ju flet Moska” i Kastriot Myftaraj thelloi më tej analizën lidhur me arrestimin e biznesmenit Orest Sota, në mjetin e të cilit u gjetën një shumë e konsiderueshme eurosh dhe dy patenta të ish-Ministrit Tahiri.

Myftaraj u ndal në rolin e policisë në këtë ngjarje. Sipas tij, policia e shtetit me apo pa vetëdije ka prishur një operacion ndërkombëtar përgjimi.

Për Myftaraj, uniformat blu duhet të kishin lënë Sotaj të shkonte në destinacionin ku ishte nisur së bashku me kartmonedhat.

Kastriot Myftaraj:  Opozita, qeveria, media, janë përfshirë këto ditë në një debat të madh për arrestimin e  biznesmenit Orest Sota për shkak të rrethanave dhe fakeve të kësaj çështje. Siç dihet, i iku një postoblloku policie me një sasi të madhe eurosh mbi 800 mijë euro dhe dy patenta në emrin e ish-Ministrit të Punëve të Brendshme Saimir Tahiri.Përtej faktit të çuditshëm që një biznesmen i cili ka fituar tenderin për rikonstruksionin e një komisariati policie, tender në fushën e ndërtimeve, i largohet një postoblloku policie, duket shumë e çuditshme.

U hodh një version në një portal, nëse arrestimi i Orest Sotës erdhi si rezultat i përgjimeve? Menjëherë doli një analist shumë i afërt me burimet policore në një emision dhe tha që nuk ka ardhur si rezultat i përgjimeve por ka ardhur rastësisht. Që të ketë ardhur rastësisht nuk duket, pasi nëse do kishte qenë një kontroll rastësor këta do kishin ndaluar dhe të tjerë. Këta po prisnin këtë me sa duket.Por çështja kryesore është diku tjetër. Dihet që të gjithë njerëzit e afërt me ish-Ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri janë në përgjim nga shërbimet e huaja, policitë e huaja por logjikisht duhet të jenë edhe nga agjencitë tona ligjzbatuese, policia e shtetit, prokuroria, SHISH. Dhe ky njeri dudet të ishte në përgjim në mos shqiptar, sëpaku ndërkombëtar. 

Të gjithë njerëzit rrotull Saimir Tahirit këto ditë janë në panik, kuptohet po mbyllin llogaritë. Vetë Saimiri është i interesuar të mbyllë shumë llogari që i kanë mbetur të hapura më parë dhe çështja është se ai e di mirë shembullin e një ish-Ministri të kohës së PD që kishte qenë dhe kolegu i tij, ish-Ministër i Brendshëm, kishte mbajtur dhe një detyrë të lartë në një Ministri me shumë para që merrej me punët publike dhe ky ish-Minsitër për shkak se i shpërfilli dhe neglizhoi llogaritë që kishte me botën e krimit që e kishte mbështetur shumë në karrierën e tij përfundoi në një vdekje të dyshimtë, pa autopsi, të quajtur aksident automobilistik. 

Ky precedent është një këshillë e mirë që llogaritë me krimin duhen mbyllur, u duhen dhënë ato para që kanë për të marrë, u duhen blerë ato gjëra që zotërojnë dhe mund të jenë kompromentuese si puna e patentave që iu gjetën. Gjëja më e dyshimtë në këtë histori është mënyra si është sjellë policia.Policia e Shtetit duket sikur ka ndërhyrë që ti jepte një alibi Orest Sotës për një vepër penale më të rëndë, sikur ka ndërhyrë të prishë punën e përgjuesve ndëkombëtarë të cilët po e ndiqnin dhe survejonin deri ku do të shkonte me këto para dhe dokumenta. Policia e Shtetit ka ndërhyrë befasisht për të ndërprerë një operacion monitorimi ndërkombëtar, një operacion përgjimi që do të rezultonte shumë më kompromentues se kaq.

Dhe i ka krijuar mundësinë që me ndihmën e avokatëve të vet që janë po të njëjtë si të zotit Tahiri të sajojë atë alibinë që po shkoja tek Kurumi të paguaja cash. Nuk e di këtu në këtë vend u jepet punë të rikonstruktojnë komisariate policie njerëzve që paguajnë cash faturat. Kurumi është një kompani që ka shpallur falimetnin, aq më tepër në këto rrethana është në mbikqyrje që nuk mund të kryejë pagesa cash për shuma të tilla, askush nuk e kupton këtë. Është një alibi qartësisht. Gjëja më e rëndë është se policia e shtetit me vetëdije apo pa vetëdije, kam të dhëna që edhe me vetëdije, ka prishur një operacion ndërkombëtar përgjimi ndaj një njeriu të afërt me Saimir Tahirin. 

Nëse policia e shtetit ka pasur dijeninë për këtë operacion përgjimi ka humbur totalisht besueshmërinë e atyre parnerëve ndërkombëtarë. Në rast se dikush në policinë e shetit apo më lart ka vepruar nmë këtë mënyrë duke menduar se ndaj këtij personi kishte një operacion ndërkombëtar përgjimi është e njëjta gjë sikur të ishin në dijeni, sikur të huajt tu kishin thënë që këtë person po e përgjojmë dhe mbajeni në mbikqyrje. Është e njëjta gjë si të ishte dhe si të mos ishte në dijeni. 

Orest Sota duhej lejuar të shkonte atje ku ishte nisur, ishte një njeri që nuk mund të arratisej kështu, ishte shumë e lehtë të mbahej në mbikqyrje, të shikonte ku do të shkonte me ato para, tek Kurumi apo diku tjetër? Pse duhet të kishte patentat e Tahirit kur shkonte tek Kurumi apo do të çonte jahtet për skrap tek Kurumi? Një histori ku policia e shtetit del shumë e pabesueshme, e kompromentuar që me këtë operacion ku shton akoma më tepër hijet e dyshimit për shkak se në këtë histori ka qenë i përfshirë ish-Ministri më i suksesshëm i Punëve të Brendshme që kishte kjo qeveri. Me këtë mënyrë të vepruari çfarëdo gjëje që të thotë për këtë histori është e pabesueshme. Partnerët ndërkombëtarë duhet mos heshtin për këto sepse këtu në vend të kemi institucione antimafia po kemi realisht institucione pro mafia.

/Oranews.tv/

EMISIONET