Përplasja midis Presidentit dhe Kryeministrit, më e ashpra që kur Meta u zgjodh president me votat e PS në 2017 hap shumë pyetje, të cilët nuk kanë të bëjnë në pjesën më të madhe fare me thelbin e çështjes që janë përplasur.

Janë përplasur për refuzimin nga ana e Metës për propozimin e kryeministrit për Ministër të Jashtëm të Gent Cakajt.

Ky është vetëm shkaku për të krijuar këtë përplasje mes tyre.

Ekuacioni politik Meta-Rama ka një të panjohur, e cila do të zgjidhet shpejt. Do të nisë një proces që do ta në i bëjë të qartë, për të gjetur mënyrën më të thjeshtë për të hedhur dritë mbi këtë se çfarë po ndodh mes Metës dhe Ramës, do të propozoja atë që quhet 'Brisku i Okamit'. Ai thoshte se mënyra më e mirë për të sqaruar një çështje të ndërlikuar është ajo e thjeshta.

Zoti Meta pretendon se politika e korrigjimit të kufijve është një politikë që refuzohet nga BE, NATO. Kurse zoti Rama pretendon të kundërtën. Rama pretendon se është në agjendën e perëndimit korrigjimi i kufijve.

Kjo çështje do të qartësohet shpejt.

Kemi deklarata të nivelit të lartë në administratën e Presidentit amerikan, i cili është shprehur pro korrigjimit të kufijve.

Ecuria e procesit në bisedimet Thaci-Vucic do ta qartësojë akoma më shumë këtë gjë, sepse kemi të bëjmë me një proces me nxitje amerikane për të sjellë stabilitet në Ballkan.

Ndryshimi i kufijve konfliktual me marrëveshje gjithmonë sjell stabilitet. Nëse është kështu, atëherë në pyetje nuk është certifikata e sigurisë e kandidatit për ministër Cakaj, sepse ai vështirë të ketë parë ndonjë sekret sa kohë ishte zv/ministër.

Kur ishte kryeministër zoti Meta në vitin 2000, Shqipërinë e vizitoi Sekretarja e Shtetit, Madeleine Albright. Atëherë Meta shkarkoi zv/ministrin e Jashtëm Ben Blushi me motivacionin se kishte nxjerrë sekrete. U saktësua se sekreti që kishte nxjerrë Blushi ishte se në bisedën Meta- Albright ishte sharë Fatos Nano.

Çështja këtu është, a ka Meta certifikatë sigurie amerikane?! A ka Meta besueshmëri te amerikanët që ti thonë; ne kemi një projekt për ndryshimin e kufijve në Ballkan dhe ti duhet të na ndihmosh. Ajo që e tërbon Metën është se amerikanët nuk ja kanë thënë këtë. Pra nuk ja kanë dhënë atë "certifikatën e sigurisë". Të njëjtën gjë kanë bërë edhe me opozitën. Nuk ja kanë thënë as Ramush Haradinajt, por kanë zgjedhur që këtë sekret tja thonë Hashim Thaçit, në Tiranë, kryeministrit Rama dhe në Beograd, Presidentit Vuçiç.

Procesi i korrigjimit të kufijve është një proces sikur zbërthehen minat. Gjithkush parapëlqen që mos futë duart. Ata që e kanë nisur le ta bëjnë, por nuk shpërtheu mina, atëherë e përshëndesim.

Por duket se nuk do të shpërthejë meqë është angazhimi i atyre që mund të shpërthejnë minat, që të ndodhë me sukses ky proces.

Kështu pra, zoti Meta me nervozizmin e tij vetëm sa tregoi se është i pabesueshëm për amerikanët për gjërat e mëdha.


/Ora News.tv/