Vizita e fundit në vendin tonë e kreut të Antimafias italiane Federiko Cafiere de Raho ishte në fokus të emisionit  "Ju flet Moska" nga Kastriot Myftaraj. Sipas këtij të fundit, mesazhi i kryeprokurorit të antimafias  u tjetërsua.

 Myftaraj: Shqipërinë e vizitoi prokurori antimafia i Italisë, Federiko Cafiere de Raho. U thanë mjaftueshëm gjëra sa u ngrit një prokuror i famshëm italian 66 vjeç burrë nga ana tjetër e Adriatikut erdhi në Tiranë dhe dha një mesazh që do ti përcillej dhe publikut në një mënyrë apo tjetër.

Nga kjo ngjarja kam kapur një detaj. Në njoftimin për mediat prokuroria e përgjithshme e Shqipërisë, partneri i drejtëpërdrejtë i prokurorisë antimafia italiane, nga të gjitha fjalët që u thanë në atë bisedë, u veçua vetëm kjo fjali.

"Italisë i janë dashur  dhjetra vjet për të zbuluar funksionimin e grupeve mafioze, siç ka qenë rasti i organizatës mafioze Ndragheta".

Kjo fjali u veçua, veçimi i kësaj fjalie në ligjeratë të drejtë nga gjitha ato gjëra që tha kryeprokurori antimafia nuk është e rastësishme.

Kur ti nxjerr një njoftim për shtyp, mesazhi jot është i lloogaritur për të goditur në mendjen e publikut me atë që është më e rëndësishme dhe aty ku konsiston bashkëpunimi.

Kur prokuroria jonë veçon këtë fjali, i bie sikur Shqipëria duhet me dhjetra vjet të merret me studime. Prokuroria e përgjithshme dhe ato strukturat e tjera që do të ngrihen, Byroja Komëbtare e Hetimit dhe SPAK-u për dhjetra vjet duhet të merren me studime. Në fakt nuk është ky mesazhi i kryeprokurorit italian, ai ka thënë dhe gjëra të tjera por mesazhi është tjetrësuar me një djallëzi të madhe.

Krijohet përshtypja sikur mes Prokurorisë së Përgjithshme të Shqipërisë dhe prokurorisë Antimafia të Italisë paska një bashkëpunim të llojit të Instituteve Studimore, të OJF-ve. Do të bashkëpunojmë tani, për dhjetra vjet ta studiojmë krimin e organizuar shqiptar në grupet kriminale. Arta Marku është 41 vjeç, dhjetra vjet i thonë të dalë në pension ajo. Të vazhdojë dhe kush do ta zëvendësojë atë dhe ndoshta kemi mbaruar punë me studimin.

Italisë vërtet i janë dashur dhjetra vjet për ta bërë këtë gjë por nuk duhet të harrojmë që pjesa më e madhe e këtyre dhjetra viteve i takon kohës së luftës së ftohtë, gjysmë shekullit të luftës së ftohtë, kur mafia dhe organizatat e tjera kriminale kishin mbrojtje politike sepse ishte rreziku sovjetik, rreziku komunist. Këto siguronin vota për partitë antikomuniste në pushtet, partitë kundër ndikimit rus në Itali, partitë aleate të SHBA-ve që mbanin vendin në NATO dhe në këmbim tolerohej ekzistenca e këtyre organizatave kriminale. 

Kjo është një histori e njohur tani, është e pranuar si nga Italia me vendime gjyqësore por është e pranuar zyrtarisht dhe nga SHBA, partneri kryesor i Italisë. Kanë dalë dokumente që është një histori e mbyllur, shumë njerëz janë dënuar për këto gjëra, shumë njerëz kanë paguar me kokë duke u vrarë. E kam fjalën për politikanët që kanë përfituar. Ndërsa prokurorët dhe gjyqtarët u vranë për ti dhënë fund kësaj skeme që në njëfarë mënyrë i dha fund koha, mbarimi i luftës së ftohtë. Se po vazhdonte të ecte për inerci kjo skemë.

Një arsye që u deshën kaq shumë vite në Itali për të njohur krimin e organizuar ishte sepse politika e mohonte ekzistencën e mafies për shumë kohë, e quanin përbaltje. Po të marrim Ndraghetan, për të cilën ka folur prokurori në bisedën me zonjën Marku, aty kemi dhe një shkak tjetër. Në Kalabri ku vepronte Ndragheta nuk pati dhe prokurorë dhe gjyqtarë të llojit të Falkones dhe Borselinos me ndjenjën e vetë martirizimit në luftën kundër organizatave kriminale. Të dyja këto u bashkuan, faktori politik dhe faktori brenda magjistraturës, mungesa e heronjve për atë periudhë dhe e sollën që të zbulohej më me vonesë e vërteta kriminale e Ndraghetas. 

Ajo që dua të them është që tjetërsimi i qëllimshëm në marrëdhëniet me publikun i mesazhit të kryeprokurorit të Animafias italiane është shumë e rëndë, i bërë me vetëdije, është bërë me llogari gjakftohtë dhe cinike dhe është shumë e rëndë.

Aq më tepër e rëndë është se prokurori pas kësaj bisede u la në oborr të bisedonte me gazetarët në kundërshtim me rregullat e sigurisë, sikur të ishte në fund të një pusi atje.

Aty ka një oborr të ngushtë që del drejt dhe në rrugë kryesore dhe anash ke ndërtesa shumë të larta. Dukej badigardi që ishte mjaft i shqetësuar. Mund ti kishin siguruar një ambjent brenda prokurorisë që të komunikonte me gazetarët. Jo i lanë gazetarët jashtë, doli ky dhe u detyrua të ndalonte para tyre.

Mos shoqërimi dhe lënia aty jashtë me gazetarët, këto janë gjëra shumë të rënda të mosorganizimit. Janë bërë me llogari. Këta shtetarët tanë nga mënyra kur nuk e shoqërojnë një të huaj kur takon gazetarët kuptohet se nuk ka qeë shumë i pëlqyeshëm për ata.


/Ora News.tv/