"Ju flet Moska": Maska ushtarake kundërgaz e policëve në protestë

"Ju flet Moska": Maska ushtarake kundërgaz e policëve

Kastriot Myftaraj në emisionin e tij "Ju flet Moska" argumenton se policia e shtetit në protestat e opozitës ka përdorur maskat kundërgaz të ushtrisë.

Myftaraj: Gjatë zhvillimit të protestave kam vënë re një detaj interesant në pajisjet e policisë së shtetit. E kam fjalën për maskën kundërgaz. Ka një dallim mes maskës kundërgaz policore dhe asaj ushtarake. Maska kundërgaz policore është e llogaritur për lëndë kimike të lehta, gazlotsjellës. Kurse maska ushtarake është llogaritur për lëndë kimike helmuese.

Në protestat e opozitës, policia përdor maskat e ushtrisë. I kanë nxjerrë nga depot e ushtrisë të kohës së Enver Hoxhës.

Policë pa helmeta, pa skafandra, rrinë me maska antigaz në pozicion. Nuk e dinë që ai gaz dëmton edhe lëkurën.

Kjo tregon se nuk ka provë më të mirë se janë përdorur lëndë kimike jo të përdorimit policor, por lëndë kimike që duan maskë kundërgaz ushtarake për tu përballuar. Pse nuk e thotë opozita këtë? Në respekt të atyre njerëzve që po sakrifikojnë duke u helmuar opozita duhet të dalë dhe ta denoncojë këtë gjë. Qeveria është në kufijtë e luftës kimike kundër qytetarëve.

EMISIONET