Propozimi i Shkupit që Maqedonia të quhet Republika e Maqedonisë së Ilindenit ishte në fokus të analizës së emisionit "Ju flet Moska" i Kastriot Myftaraj.

Për Myftaraj, kryeministri Zoran Zaev me këtë ofertë nuk ka bërë një propozim por një provokim jo vetëm për Greqinë por edhe Shqipërinë.

Myftaraj: Këto ditë qeveria e Maqedonisë ka dalë me një propozim zyrtar për ndryshimin e emrit në negociatat që ka me Greqinë për këtë çështje dhe ky propozim që u shpall me një deklaratë në kryeministrit Zaev në krah të cilit si rrallëherë ishte edhe partneri i tij i koalicionit, Ali Ahmeti i BDI-së si dhe zyrtarë të tjerë shqiptarë. Emri i ri i propozuar sipas deklaratës së Zaev është Maqedonia Ilindenase.Edhe ky propozim është kundërshtuar nga pala greke dhe më të drejtë duket. Më tepër se propozim është provokim jo vetëm për Greqinë por edhe për Shqipërinë.

Them provokim për Shqipërinë sepse për ata që nuk e dinë emri i referohet kryengritjes së Ilindenit apo ditës së Shën Ilias të 1903 kur në Maqedoni në një kryengritje antiosmane, nuk duhet të kemi parasysh Maqedoninë e kufijve të sotëm. Po ta shikoni kjo Maqedoni futet thellë në Shqipëri në zonën e  Korçës, Kolonjës, arrin deri afër Beratit, futet thellë në Pogradec, arrin deri në zonën e Gores në Kukës (shikoni foton).Kjo Maqedoni rrëmben 25% të Shqipërisë së sotme. Në fakt Maqedonia e Ilindenit është ajo që kishte mbetur nga Maqedonia e Shën Stefanit që iu hoq Bullgarisë.


/Ora News.tv/