“Ju flet Moska”: Mafia institucionale e lojrave të fatit

“Ju flet Moska”: Mafia institucionale e lojrave të fatit

Lojrat e fatit dhe agjencia për mbikqyrjen e tyre ishte në qendër të emisionit “Ju flet Moska” të Kastriot Myftaraj. Ai thotë se ky institucion u krijua në kohën kur edhe kanabizimi i vendit arriti kulmin.

Myftarja thotë se ligji për lojrat e fatit i kërkuar me aq bujë nga kryeministri Rama pasi u miratua në 2016 u pezullua për dy vjet.

“Ironia është se një nga 6 deputetët që kërkoi pezullimin e ligjit atëhere deputeti i PS atëhere ishte zoti Ervin Koçi, i cili tani është emëruar drejtori i Autoriteti i të Mbikqyrjes Financiare” shprehet Myftarja.

Myftaraj: Në Shqipëri flitet shumë për skandale nga më të ndryshme, por ajo që na mungon ne ende është analiza që shikon të gjitha këto si një sistem, pra si pjesë të një sistemi. Kur them sistem kam parasysh atë që në vende si Shqipëria dhe nëse doni të kuptoni çfarë ndodh në Shqipëri, shikoni çfarë ka ndodhur në vendet si Kolumbia, si Panamaja 20-30 vjet më parë.

Në Shqipëri ndodh ajo që mafia prodhohet nga shteti. Në gjithë botën mafia krijohet, lind nga krimi i organizuar dhe përpiqet të kapë shteti. Kolumbia apo Panamaja e dekadave më parë është shteti ai që prodhon mafien si sistem.

Në Shqipëri vihet re një femomen që nuk do ti habiste farë kolumbianët apo panamezët e viteve 70-80. Në kohën e bumit, të shpërthimit të kanabisit në Shqipëri ashtu si të kokainës dikur në Kolumbi e Panama ndodhën edhe disa ndryshime të çuditshme të lojërave të fatit në këto vende.

E njëjta gjë ka ndodhur edhe në Shqipëri.

Kryeministri Rama e nisi qeverisjen e tij me operacionin e famshëm “fund marrëzisë” kundër lojërave të fatit dhe dihet si jemi sot.

Pikërisht në kohën kur ndodh kanabisizimi i vendit mafia që i nxjerr të ardhurat nga kjo industri i drogës krijon dhe infrastrukturën e pastrimit të parave.

Paralele me këtë është krijuar infrastruktura e pastrimit të parave në Shqipëri. Çfarë ndodhur? Lojrat e fatit dihet në gjithë botëm që bixhozi është një nga fushat e preferuar të mafias për të pastruar paratë.

Në Shqipëri kemi disa institucione që e mbikqyrin këtë, kemi Autoritetin e Monitorimit të Lojrave të Fatit, Drejtorin e Pastrimit të Parave etj. Por qeveria Rama para disa vitesh shpalli “projektin për të ndërtuar atë që u quajt sistemi qendror i monitorimit online të lojërave të fatit”. Pra do të monitorohej gjithë xhiroja që bënin lojrat e fatit, kazinotë, kompanitë e basteve etj. Këtë do ta monitoronte një kompani private që mbi bazën e të dhënave që do jepte kjo kompani private do vepronte Agjencia e Mbikqyrjes së Lojrave të Fatit për të marrë vendimet përkatëse.

Historia e kësaj kompanie dihet. E fitoi një kompani shqiptare MC Networking e cila nuk kishte asnjë eksperiencë në monitorimin e lojërave të fatit, ishte thjesht një kompanio IT e drejtuar nga djali i një ish-kryeministri, mik i ngushtë i vëllait të kryeministrit Rama, Olsi Rama me të cilin kishte qenë ortak edhe me një biznes tjetër. Pra kishte qenë ortak në një biznes që kishte të bënte me një kompani që ishte partnerja  shqiptare e një kompanie kineze që donte të merrte me koncesion mbledhjen e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar, biznes që shkonte qindra miliona euro.

Për këtë aferë dha dorëheqjen Shkëlqim Cani sepse nuk donte ta firmoste këtë. Por dihet e kundërshtoi FMN dhe nuk guxoi ta nënshkruante, edhe pasardhësi i tij megjithëse mori përsipër të nënshkruante dy gjëra. Pra mori përsipër Ahmetaj të nënshkruante koncesionin e TVSH, dhe nënshkroi para zgjedhjeve koncesionin për sistemin e monitorimin online të lojërave të fatit që ja dha kësaj kompanie. Në kohën që bëhet kjo, pra në vitin 2015 në kulmin e kanabisizimit, largohet me dorëheqje drejtoresha e Autoritetit të Mbikqyrjes dhe në vend të saj vjen djali i një personaliteti të njohur publik, Zhani Çakuli pa master, megjithëse drejtori i një drejtorie të përgjithshme që nuk e di si e ka kaluar DAP. Në kulmin kanabisizimit të vendit u krijua karteli që do mbikqyrte xhiron dhe veprimtarinë financiare të lojrave të fatit.

Ky kartel tani ku është një ish-gazetar dikur pranë Berishës, sot pranë Ramës i cili ndërron çorabët në fytyrë dhe bëhet sot berishian, nesër anti-berishian, pro Ramës, kundër Ramës si ti vijë.

Sot që po flasim ligji për lojrat e fatit i kërkuar me aq bujë nga kryeministri Rama pasi u miratua në 2016 u pezullua për dy vjet. Ironia është se një nga 6 deputetët që kërkoi pezullimin e ligjit atëhere deputeti i PS atëhere ishte zoti Ervin Koçi, i cili tani është emëruar drejtori i Autoriteti i të Mbikqyrjes Financiare. Këta të gjithë ishin karteli i lobit të mafies së lojrave të fatit. Të gjitha këto më shtyjnë të arrij në përfundimin se në këtë vend është krijuar ajo që mund të quhet mafia perfekte, që nuk u arrit dot të krijohej as në Kolumbi, as në Panama se filloi lufta e shtetit kundër mafies me presionin e SHBA dhe këtë mafie perfekte e shikojmë tek kjo sinkronizimi i kanabisizimit të vendit me këtë krijimin e kësaj infrastructure të çuditshme të lojerave të fatit me këto kompani.

EMISIONET