Emisioni  "Ju flet Moska" i Kastriot Myftaraj analizoi mesazhet e fundit të Ambasadorit amerikan Donald Lu dhënë në një emisionin humoristik  në një nga televizionet kombëtare.

Kastriot Myftaraj: Zoti Lu këtë rradhë zgjodhi një simbol të çuditshëm për të shprehur figurativisht drejtësinë që pritet të bëhet.

"Do të iki dhe për pak muaj por nuk iki pa vënë drejtësi në tregun e madh të shoqërisë shqiptare" tha Lu.

Zoti Lu që është në përfundim të mandatit me një banane në dorë tha se do të vinte drejtësi në treg. Banania dhe për vetë formën e saj pak si të përkulur nuk është simbol i drejtësi dhe as nuk ka qenë ndonjëherë.Banania më tepër u bë simbol në të ashtëquajturat Republika të bananeve të Amerikës Latine, simbol i një shteti të korruptuar dhe klientelist që pranon të kryejë një shërbim.

Kështu si flet Ambasadori kuptohet se Kryeministri Edi Rama është i përjashtuar nga rrethi i "peshqve të mëdhenj". Por Kryeministri në vitin e pestë të mandatit është një kandidat shumë serioz për të qenë "peshk i madh", nuk duhet të jetë ai që hedh rrjetën por duhet të ruhet nga grepat dhe rrjeta e drejtësisë. 

/Ora News.tv/