Zhvillimet e bujshme në politikën e jashtme amerikane ishte në fokus të emisionit të sotëm të "Ju flet Moska" nga Kastriot Myftaraj.  Në analizën e tij Myftaraj u ndal edhe në debatin politik aktual shqiptar për lobimin rus të PD-së dhe sa reale është mundësia e një interferimi rus në vendin tonë.

Myftaraj: Shkarkimi i Ministrit të Jashtëm të SHBA-së, Tillerson, nuk katë bëjë me asgjë nga ato që thuhet në mediat shqiptare. Nëse do të ishte ashtu do të kishim të bënim me një dorëheqje. Në fakt kemi të bëjmë me një shkarkim. Shkarkimi ka të bëjë me paaftësinë apo edhe mosdashjen e Tillerson për të 'shtypur' rebelimin e të gjithë burokracisë së Departamentit të Shtetit për tu vënë në shërbim të administratës së re. Ka një rebelim ndaj Trump, sidomos në DASH, që quhet shërbimi i jashtëm i SHBA. Një rebelim i heshtur. Tillerson kishte detyrën ta vinte administratën e tij në politikën e jashtme në shërbim të Presidentit të ri. Ai nuk u  duk se nuk është i aftë ta bëjë këtë gjë, por nuk dëshiron ta bëjë. Gjithësesi shkarkimi i Tillerson erdhi edhe në kulmin e asaj që quhet si çështja e ndërhyrjes ruse në Uashington. 

Erdhi rastësisht, se nuk ka lidhje me Shqipërinë, edhe në kohën kur në Shqipëri ka marrë përmasa të mëdha në kuptimin e  vëmendjes publike çështja e implikimit ose jo rus në politikën e lartë shqiptare, tek lideri i opozitës Lulzim Basha me rastin  e një lobimi që ka bërë ai për të siguruar vizitë dhe një pasqyrim të favorshëm mediatik në SHBA. Një lobim që u krye me anë të një lobisti që ishte shumë afër Trump në fushatën presidenciale por që në atë rrjetin, strukturën e ngatërruar të firmave lobiste publicitare amerikane dhe britanike, një rrjet i tërë anglosakson dhe që shpesh interferojnë në këto ofshoret, aty pati dhe prani ruse. Rusia e përdor gjerësisht këtë rrjet, e përdor Kina dhe vende të tjera jo shumë miqësore ndaj SHBA. 

Në lidhje me Shqipërinë, nga mënyra si po e shkarkon Trump duket se i vetmi akt i fortë i Tillerson ishte që sulmoi Adriatik Llallën dhe arriti deri tek vajza e tij adoleshente ta shpallte rrezik për Amerikën. Nuk është ironi e gjithë kjo por një lloj konkluzioni. Se tani po del se Tillerson nuk ka bërë ndonjë punë dhe gjëja më e fortë që ka bërë është se ka luftuar kundër familjes së Adriatik Llallës. Emisionin e sotëm e kam titulluar "Ligji i pasojës së padëshiruar dhe ndikimi rus". Ligji i pasojës së padëshiruar është krijuar nga një shkencëtar amerikan Robert Merton dhe pak a shumë ky ligj ka kuptimin që mund të mos e dëshirosh një pasojë të një rrjedhe veprimesh por nëse kryen disa veprime të caktuara do të vijë një pasojë e caktuar. E kam fjalën për ndikimin rus në Shqipëri. Ndikimi rus, që në këtë rast çuditërisht po na thuhet se po na vjen nga SHBA, strukturave legale të biznesit amerikan dhe britanik, dy vendeve kryesore të NATO-s, një paradoks i çuditëshëm. 

Ndikimi rus në Shqipëri mund të vijë edhe si një pasojë e padëshiruar dhe mendoj se këtë duhet të ketë parasysh diplomacia amerikane në raport me Shqipërinë, në epokën e pas Tillersonit. Personi që ka ardhur në Uashington në krye të DASH, Pompeu që e largoi nga CIA Trumpi, detyra kryesore e tij do të jetë të shtypë rebelimin e heshtur brenda DASH, të burokracisë diplomatike amerikane ndaj Presidentit të ri. Diplomacia amerikane, sidomos në Europë por edhe vende të tjera, është e krimbur nga krimbi sorosian.Ndikimi rus që ka hyrë sot në disa vende të Europës që as nuk mendohej, ka ardhur si shkak i veprimit të ligjit të pasojës së padëshiruar. As nuk mund të mendohej që në Hungari të kishte ndikim rus, historikisht kanë qenë anti-rus.Në Hungari ka një kryeministër, ku partia dhe elektorati i tij pasi u mërzitën dhe u fyen nga një diplomaci amerikane që i linte veprimtari Sorosit në veprimtarinë diplomatike amerikane në Hungari arritën deri aty sa të flirtojnë me Rusinë.E njëjta gjë ndodh në Çeki. Shenja të njëjta vihen re edhe në vende të tjera ish-komuniste. Ligji i pasojës së padëshiruar mund të veprojë edhe në Shqipëri nëse diplomacia amerikane këtu njësohet me sorozimin. 

Nëse SHBA i jep dorë të lirë Sorosit që të favorizojë dhe privilegjojë parti me origjinë të komintermit, siç është partia në pushtet, të cilat të krijojnë autokrate, për të cilët lejohet marrja e të gjithë pushteteve me shumë reforma, atëherë dhe pala tjetër apo palë të tjera që mund të lindin kanë të drejtë të mendojnë: Rruga për në Uashington kalon dhe nga Moska.Merren ca para në Moskë, bëhet një përmbysje dhe pastaj merremi vesh prapë me Amerikën siç u mor vesh me socialistët. Ky mentalitet i rrezikshëm anti-amerikan ka lindur në Hungari, Çeki, e mira është që të mos lindë dhe në Shqipëri. Dikush në Uashington të reflektojë.


/Ora News.tv/